Futboll Premier League Sport

MBËSHTET SHOKUN E SKUADRËS/ Gundogan: E di dhe e ndjej lëndimin për fyerjet racore, por duhet të…

Mesfushori i Manchester City kishte vuajtur këtë verë për shkak se ishte “fyer” për prejardhjen turke, derisa luajti për Gjermaninë në Botëror.

Ilkay Gundogan ka mbështetur shokun e tij të skuadrës, Raheem Sterling, duke thënë se ai e di çfarë është të fyesh në baza racore.

“Ne duhet të mësohemi me këtë”, ka thënë Gundogan. “Nuk është lehtë sepse e kam jetuar gjatë verës. E di si ndihesh dhe më të vërtetë lëndoheni”.

“Por, në fund ne nuk kemi zgjidhje tjetër por duhet të jemi të fortë dhe të përpiqemi që ta kalojmë këtë periudhë duke bërë më të mirën. Po, duke qenë të suksesshëm, pavarësisht çfarë ndodh”.

I pyetur si po ja del Sterling këto ditë qëkurse ka ndodhur ky incident, Gundugan ka thënë se ai po e përballon mirë bashkë me shokët e tij, por edhe me përgjigjen e Chelsea ndaj tyre.

“Ai ka qenë normal. Mendoj që ai e ka bërë të qartë edhe në Instagram, kur është deklaruar për këtë. Nuk e di nëse mund të flasim më shumë por sigurisht kjo mund ti ndodh çdokujt në botë”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Espanyol – Barcelona

Q.Autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Ronaldo përfiton nga një pasim i gabuar dhe zhbllokon sfidën ndaj Napolit (VIDEO)

Delo.autor

U PIKAS ME SHPEJTËSI 134 KM/H NË AUTOSTRADË/ Marcelo në telashe prej “timonit”, përfundon në gjykatë

Delo.autor

Leave a Comment