Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Barcelona pranë marrëveshjes me lojtarin që “TËRBOI” Ronaldon

Barcelona është duke kërkuar një qendërmbrojtës të besueshëm dhe me eksperiencë, pasi ka nevojë urgjente për përforcime në janar, duke parë që Samuel Umtiti është dëmtuar muajin e shkuar dhe para pak ditësh u dëmtua edhe veterani Thomas Vermaelen.

Sipas radios RAC1 klubi katalan e ka gjetur lojtarin që i duhet, sepse ka arritur marrëveshjen me Valencia-n për kolumbianin Jeison Murillo.

Ish-mbrojtësi i Interit ishte lojtar kyç te zikaltrit, por sezonin e shkuar luajti në huazim te Valencia, që e bleu në verë për 12 milionë euro. Që atëherë gjithçka ters, sepse trajneri Marcelino nuk e do në ekip dhe Murillo ka luajtur shumë pak.

 

Tani Barça pritet ta marrë në huazim, duke përfituar nga fakti që kolumbiani ka pasaportë spanjolle, ndërkohë që edhe mosha e tij e re, 26 vjeç, është avantazh i konsiderueshëm dhe nuk përjashtohet blerja përfundimtare nëse huazimi rezulton i goditur.

26-vjeçari do të ishte një zgjidhje afatshkurtër deri në fund të sezonit, ku do të nisë sulmi për Matthijs de Ligt që luan te Ajax. Qendërmbrojtësi i talentuar holandez mund të blihet vetëm në merkaton e verës.  Barcelona gjithashtu po studion alternativa të tjera, si Branislav Ivanovic dhe Martin Skrtel.

Related posts

DËSHTIMI NË EUROPË/ Katër ekipe për një kualifikim, nuk fituam dot as në shtëpi

F.autor

INTER-MILAN/ Rikthehet Derbi i Madoninës në Coppa Italia, Lukaku sfidon Ibrahimovic. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

LIGA E KONFERENCËS/ Lacio e Hysajt përballë ekipit që luajti ndaj Ballkanit, short i vështirë për Sherif Tiraspolin e Regi Lushkjes

F.autor

Leave a Comment