Futboll Seria A Sport

PAS EMËRIMIT I SOLSKJAER/ “DJAJTË E KUQ” i vë syrin mesfushorit të Juventusit

Në Manchester situata është kaotike pas shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho dhe emërimit i Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri i ri mund të ketë përforcime që në merkaton e janarit.

Siç raporton anglezja The Sun, United po planifikon një sulm për mesfushorin e Juventus, Douglas Costa.

Këtë sezon, braziliani e ka pasur të vështirë të gjejë një vend titullari te Zonja e Vjetër.

Mesfushori anësor ka qenë pjesë e formacionit vetëm tre herë këtë sezon, prandaj Djajtë e Kuq duan të bëjnë një ofertë për të.

Ai nuk do të ishte i pashitshëm për bardhezinjtë, por do të duhej një shifër rreth 40 milionë euro.

Related posts

NUK NDALET YLLI I PSG/ Mbappe fiton trofeun e radhës për…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Çfarë klasi, Luis Suarez barazon me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Ben Yedder zëvendësues i Dzekos, ide tjetër Sansone

Q.Autor

Leave a Comment