Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Pellegrini nuk dëshiron transfertën, ylli i West Ham bën gati valixhet

Chicharito Hernandez dëshiron të largohet nga West Ham. Sulmuesi nuk është titullar në formacionin e Manuel Pellegrinit dhe gjatë një interviste pohoi se mund të largohet nga skuadra që gjatë meraktos së Janarit. Meksikani deklaroi se dëshiron të luajë më shumë dhe të jetë protagonist me ekipin, pasi kualiteti për të siguruar një vend titullari nuk i mungon.

Pavarësisht kësaj 30-vjeçari theksoi se i respekton vendimet, por edhe pse nidhet mirë te Hammers mund të marrë në konsideratë largimin që në janar, pasi dëshiron të luajë më shumë. Deri më tani Hernandez ka koleksionuar 8 prezenca në kampionat, ku 6 nga të cilat si zëvendësues dhe ka shënuar 1 gol.

Related posts

FRIKË NGA “KORONAVIRUSI”/ Klubi i Premier League ndalon që lojtarët dhe stafi të…

Delo.autor

Joao Moutinho rinovon kontratën me Monacon

Sadik.Autor

​Coutinho nuk udhëton me Liverpoolin në Dubai, kalimi i tij në Barcelonë afër kompletimit

Q.Autor

Leave a Comment