Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Pochettino nuk jep garanci për yllin e ekipit, për të…

Mauricio Pochettino ka dhënë një përgjigje të paqartë rreth të ardhmes së Christian Eriksen, me mesfushorin e Tottenham, që ende nuk ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re. Danezi ndërkombëtar është një nga yjet më të mëdhenj në rolin e tij, megjithatë ka mjaft thashetheme rreth të ardhmes që e pret.

Duke qenë një nga mesfushorët krijues më produktivë në Premier League, Eriksen ka përfunduar në radarët e klubeve kryesore në të gjithë Europën. Të gjithë po e mbajnë një sy nga situata e tij në veri të Londrës, duke “përgjuar”, gati për të bërë ofertën e nevojshme për danezin.

Gjigandët e La Liga-s, Barcelona dhe Real Madridi, do ta mirëprisnin mundësinë për ta marrë lojtarin në fjalë. Pochettino nuk ka qenë në gjendje ta mbyllë rinovimin e Eriksen dhe, kur u pyet për përpjekjet e tij për një kontratë afatgjatë, ai tha: “Futbolli është kaq dinamik, ndryshon çdo ditë, çdo sezon. Kjo varet jo vetëm nga dëshira juaj si klub, por është gjithmonë edhe vendim i lojtarit.

Ky është një moment për të shijuar të tashmen tonë. Natyrisht, Eriksen është një lojtar, që klubi kërkon të sigurojë për të ardhmen. Ai është i fokusuar dhe përpiqet të japë një performancë të shkëlqyer. Një vendim do të merret në fund të sezonit, ndoshta edhe në ditët e ardhshme, në janar.

Unë shpresoj se do të marrim vendimin më të mirë për klubin. Lojtari synon vendimin më të mirë për të dhe për klubin. Kjo ka të bëjë me negocimin dhe shumë gjëra që ndodhin. Futbolli është kaq dinamik, gjithmonë duhet të lëvizësh“.

Related posts

PRET NJË TJETËR AFRIM NË KLUB/ Laçi gati akordin me mesfushorin që e mbylli me Bylisin, ja emri…

Delo.autor

MONAKO NË “KOHË TË VËSHTIRË”/ Yjet që mund të largohen

Isa.Autor

DEBUTIM “MAGJIK” TEK DORTMUND/ Shifrat e frikshme të yllit Haaland në 34 minuta lojë!

Delo.autor

Leave a Comment