Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT/ Barcelona nuk ka pranuar ofertën e Milanit për mesfushorin…

Në mediat italiane është folur për një lëvizje të mundshme të mesfushorit Denis Suarez nga Barcelona drejt Milanit. Lojtari iu është propozua kuqezinjve javët e fundit dhe ka qenë nën vëzhgimin e klubit, por 24 vjeçari nuk mund të shkojë në San Siro.

Pas kërkimeve të shumta dhe idesë së agjentit të tij për ta ofruar lojtarin në Seria A, Barcelona ka bërë të qartë se nuk e huazon atë me opsion blerjeje.

Klubi katalanas kërkonte një formë tjetër marrëveshjeje: të blihej lojtari direkt ose të lihet një garanci për shpengimin e tij “për vetëm” 18/20 milionë eurosh në total.

Milani në anën tjetër ka konsideruar gjithmonë mundësinë e huazimit më të drejtë blerjeje si të gjithë operacionet e mesfushës, për më tepër në këtë moment duke pasur parasysh marrëdhëniet e “ftohta” me UEFA-n.

Prej disa ditësh, operacioni Suarez “ka ngrirë” dhe Barcelona nuk ka bërë hap pas, ndërsa paralelisht po bisedojnë me klube të tjera spanjolle dhe angleze, ndërsa Milani mbetet në pritje të hapit tjetër të tyre

Related posts

DISFATA E KOMBËTARES NË STAMBOLL/ Mungon një karton i kuq për mbrojtësin turk, ja rasti

Delo.autor

E ARDHMJA E ICARDIT NË UDHËKRYQ/ Wanda Nara mesazh me “kode” Inter: Do i tregojmë botës se… (FOTO)

Delo.autor

SHPRESË PËR RIKTHIM? Roberto: Po e presim me padurim MESSIN, PSG po e trajton keq

F.autor

Leave a Comment