Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT/ “Topçinjtë” bëjnë gati 14 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez është kthyer në një objektiv konkret për anglezët e Arsenal. Sipas mediave, skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka bërë ofertën e parë për spanjollin, duke i ofruar katalanasve 14 milionë euro për kartonin e mesfushorit për ta transferuar atë në Emirates që në merkaton e janarit, ede pse Barça kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij.

Suarez ka luajtur vetëm në 5 takime në këtë sezon në “Camp Nou’ dhe klubi duket se është i gatshëm ta lejojë të largohet drejt një tjetër skuadre. Trajneri i Arsenalit Unai Emery i njeh mirë aftësitë e Suarez, pasi mesfushori kaloi një sezon i huazuar te Sevilla në 2014-ën, kur klubi andaluzian drejtohej prej tij.

Related posts

Njihuni me Les Herbies, skuadrën që do të sfidojë PSG në finalen e Kupës

Sadik.Autor

Ja sa do kushtonin legjendat e futbollit nëse transferoheshin në merkaton e ditëve të sotme

Sadik.Autor

DRITARJA E TRANSFERIMEVE/ Serie A zyrtarizon dy datat për merkaton, ja ndryshimi nga viti i kaluar

Delo.autor

Leave a Comment