Futboll Seria A Sport

MERR PËRGJEGJËSINË E KRIZËS/ Gattuso: Nuk mund t’u falim atyre 45 minuta

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso merr përsipër të gjitha përgjegjësitë pas barazimit pa gola ndaj Frosinones.

Kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe nuk kanë shënuar në katër ndeshjet e fundit të Serie A për të parën herë që prej vitit 1984.

“Pjesa e parë ishte e dobët,” pranon Gattuso për DAZN pas ndeshjes.

“Ndaj Fiorentinës krijuam dhe ishim më mirë, këtu ia dhamë pjesën e parë Frosinones. Nuk luajtëm mirë, dhe ata i fituan të gjithë topat e dyshimtë.

“Për të arritur objektivin tonë nuk mund të luajmë si në pjesën e parë. Nuk mund të luajmë kështu, duke u falur 45 minuta kundërshtarëve.

“Unë jam kapiteni i anijes dhe përgjegjësia është e imja. Për momentin dukemi të nervozuar, për këtë duhet të mendoj gjatë ditëve të ardhshme. Për gjërat e tjera, gjithçka mund të ndodhë.”

Related posts

KUSH ËSHTË LOJTARI MË I MIRË? 3 arsye pse Ronaldo është më i madhi i të gjitha kohërave

Delo.autor

PRITET NJË TAKIM I RI/ Milani mund ta mbyllë marrëveshjen për Jasharin për 35 milionë euro

F.autor

TELASHE TË MËDHA PËR MANCININ/ Largohet nga grumbullimi me Italinë lojtari…

Delo.autor

Leave a Comment