Futboll Seria A Sport

Paolo Maldini mbush 50 vjeç: E ardhmja ime? Kombëtarja e Italisë ose…

Sot është një ditë e rëndësishme për Paolo Maldini, legjendën e Milanit, që mbush 50 vjeç. Një moment i rëndësishëm për një karakter, i cili ka jetuar me futbollin gjithë jetën e tij dhe që ishte një nga emblemat e një prej skuadrave të Milanit më të suksesshme në historinë e klubit kuqezi dhe shtyllë e ekipit kombëtar.

I biri i Cesare Maldini, yllit të Milanit në vitete 50’dhe 60′, më pas trajner i ekipit kombëtar, Paulo ka jetuar në Milano gjithë jetën e tij si futbollist, duke filluar me të rinjtë dhe pastaj me fanellën e ekipit të parë për 25 vite. Lamtumira e tij nga futbolli i luajtur, në vitin 2009, gjithashtu përkoi me lamtumirën ndaj Milanit.

Ai ka mbetur gjithmonë, në një mënyrë, ose në një tjetër, i lidhur me botën e futbollit dhe në vitin 2015 filloi karrierën menaxheriale te Miami FC, në SHBA. Por, Milani ka qëndruar gjithmonë në zemrën e tij dhe nuk e përjashton një ditë, që të jetë në gjendje të kthehet në klubin kuqezi.

Duke folur për “Mediaset Premium”, me rastin e gjysmëshekulli të ditëlindjes së tij, Maldini i ka shpjeguar kështu hipotezat e mundshme për kthimin e ardhshëm në futbollin italian: “Unë kam shumë pak zgjedhje, duke pasur parasysh karrierën time: Ose Milanin, ose kombëtaren. Thuhet se duhet të kthehem domosdoshmërisht në futbollin italian. Natyrisht, për ngjyrat kuqezi dyert janë gjithmonë të hapura, por për momentin nuk kam gjetur ende kushte ideale për të thënë po”.

Në stolin e Milanit është ulur sot për sot Gattuso, shoku i tij i shumë betejave me kuqezinjtë… “Unë jam i lumtur për të, ka bërë mirë, edhe pse qëllimet e fillimsezonit nuk u arritën, – tha ai. – Le të shohim se çfarë do të ndodhë, ka shumë pika të pyetje”.

Ish-kapiteni ka fjalë edhe për kombëtaren e Italisë, që nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës së Rusisë, që po zhvillohet prej 14 qershorit: “Dështimi i moskualifikimit në Bptëror nuk varet vetëm nga “play off”-i i humbur me Suedinë.

Të gjithë kemi pasur ankesa për menaxhimin e FIGC në katër vitet e fundit. Unë kam thënë se futbolli nuk ishte shumë në qendër të projektit. Tani flasin qartë edhe rezultatet në këtë drejtim. Për mua, ekipi kombëtar ëndron mbi gjithçka, sepse përfaqëson gjithë Italinë”.

Related posts

E KËRKOI REALI/ Marcos Alonso: Nuk kam menduar KURRË largimin nga Chelsea

Isa.Autor

Rrëfehet SHAQIRI: S’e kam shkelur ende qendrën e qytetit, jam një hap larg…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Misteri Dembele, misteri i madh mbi të ardhmen. Tek Barcelona…

Delo.autor

Leave a Comment