Futboll Premier League Sport

SKANDALI I TRAJNERIT PORTUGEZ/ Mourinho e largoi Giggsin për shkak të…

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk kishte pranuar ta mbante në stafin e tij të trajnerëve legjendën e klubit, Ryan Giggs, kur e mori pozitën e trajnerit në këtë klub, pasi që nuk i besonte atij për shkak të skandalit që e kishte me bashkëshorten e vëllait të tij.

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, dëshironte që t’i mbante në role të ndryshme brenda klubit ekipin legjendar të vitit 92’, por Mourinho zgjodhi ta mbante vetëm Michael Carrickun.

Giggsi kishte luajtur një rol kyç në kohën e Louis van Gaalit në Old Trafford dhe shumë persona ishin habitur kur tani trajneri i Kombëtares së Uellsit u largua nga stafi i trajnerëve me emërimin e Mourinhos në këtë pozitë.

 “Woodwardi dëshironte ta mbante Ryan Giggsin, mirëpo Mourinho e kundërshtoi këtë ide sepse ai nuk mendonte se mund t’i besonte uellsianit për shkak të lidhjes jashtëmartesore që e kishte pasur ai me bashkëshorten e vëllait”, ka thënë një burim i The Times.

Mourinho u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit pas rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta gjatë këtij sezoni. Në vend të tij është emëruar përkohësisht, deri në fund të sezonit, ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer.

Related posts

Milan “Made in China”, vjen marrëveshja që nuk e kishit menduar

Sadik.Autor

PO KALON DITËT E FUNDIT TEK NICE/ 3 milionë euro për 17 ndeshje, Balotelli pranë “dashurisë së verës”

Delo.autor

BOTËRORI/ Goli i Pulisic eliminon Iranin, SHBA-Holandë në raundin pasardhës

F.autor

Leave a Comment