Bundesliga Futboll Sport

MESAZHI PËR TË ARDHMEN NË EKIP/ Ribery: Shumë njerëz pyesin nëse do të vazhdoj, por dua të…

Franck Ribery foli për të ardhmen e tij, teksa mediat shkruajnë se do ta ndajë rrugën me Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Francezi ka 12 sezone në Gjermani, duke luajtur më shumë se 400 ndeshje. Megjithatë, 35 vitet e tij nuk e pengojnë të vazhdojë të jetë një lojtar i rëndësishëm për ekipin e tij.

Pasi shënoi në barazimin kundër Ajax, në “Johan Cruyff Arena”, Ribery ishte shumë i qartë, kur u pyet për të ardhmen e tij: Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, por dua të luaj derisa trupi të më thotë mjaft”. Me 12 sezone në “Allianz Arena”, francezi është duke u bërë një nga lojtarët me më shumë ndeshje në historinë e Bayernit. Ai është duke hyrë edhe në listën e “top 10” shënuesve më të mirë të skuadrës bavareze, së bashku me legjendat Gerd Muller dhe Rummenigge.

Shumë njerëz pyesin nëse do të vazhdoj sezonin e ardhshëm, por nuk dua të mendoj për këtë ende. Ndihem mirë, për tre muaj mbush 36 vjeç. Jam shumë i lumtur që kam luajtur në pothuajse çdo lojë këtë sezon me Bayernin, kështu që nuk kam pse shqetësohem në lidhje me atë që thuhet, – tha Ribery, duke komentuar zërat që e shohin atë jashtë klubit bavarez në sezonin e ardhshëm.

Deri tani, këtë sezon, Ribery ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet e skuadrës së tij, përveç dy herëve: kundër Leverkusenit dhe Wofsburg në Bundesligë. Ai ka luajtur çdo minutë në Kupën e Gjermanisë, ka startuar në të pesë ndeshjet e Champions-it (njërën prej tyre e ka humbur për shkak të lëndimit).

Megjithatë, marrëdhënia e tij me golin është zvogëluar. Në 1372 minuta në këtë sezon, francezi ka marrë pjesë vetëm në 3 gola. Ai shënoi kundër Nürenberg në Bundesliga dhe kundër Benfica në Ligën e Kampionëve, duke dhënë vetëm një asist kundër Hoffenheim, në ndeshjen e parë të kampionatit gjerman.

Related posts

LAÇI-SKËNDERBEU/ Dejvi Bregu barazon shifrat për “Kurbinasit”, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

LETËR EMOCIONUESE/ Hakimi i shkruan Real Madrid: Nuk është lamtumirë, mbetesh shtëpia ime!

Delo.autor

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË TOKIO/ Loriana Kuka i siguron Kosovës medaljen e bronztë

Delo.autor

Leave a Comment