Breaking News Futboll Seria A Sport

MESSI DHE CR7 HAPIN KRAHUN/ MODRIC fiton “Topin e Artë” pas 10 vitesh dominim

Modric ka arritur të fitoi trofeun prestigjoz “Topi i Artë.

Kroati ka lën pas Ronaldon dhe Griezamn. Mesi u rendit i 5-ti. Mesfushori i Realit ka zhvilluar një sezon fantastik. “Topi i Artë” rikthehet në Ballkan pas 24 vitesh. Hristo Stoiçkov ishte “gjaknxehti” i fundit që kishte fituar çmimin prestigjioz.

Modriç është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe e meriton pa dyshim këtë vlerësim. Unik në rolin e tij, cilësi dhe inteligjencë futbollistike të një niveli të lartë dhe shumë sakrifica për ekipin dhe shokët e skuadrës mes përulësisë dhe kilometrave pafund të përshkruara.

Talenti i tij është natyral, por puna për të mbërritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Profesionalizëm dhe perfeksionim i stilit të lojës në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, me pak fjalë një futbollist “bio”. Gjithmonë njësoj, çdo ndeshje e më mirë. Kroati vjen nga një sezon i pabesueshëm! Champions-i i tretë rresht i fituar me Realin e Madridit dhe nënkampion bote me Kroacinë.

Të paharrueshme ndeshjet epike të ekipit kroat në Rusi, udhëhequr nga Daliç në pankinë dhe Luka në fushë. Lideri i heshtur ka fituar të gjithë çmimet individuale këtë vit, duke u shpallur lojtari më i mirë i Botërorit 2018, fitues i çmimeve të FIFA-s dhe UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit dhe tashmë fitimi i “Topit të Artë”.

Një lojtar, të cilin thjesht e adhuron dhe askush nuk guxon të thotë të kundërtën, pavarësisht ekipit me të cilin luan. Sonte është 3 dhjetori 2018, është nata e Luka Modriç dhe ai e meriton absolutisht…

Related posts

“DO KEM NJË MIK MË PAK NË SHQIPËRI”/ De Biasi për Ylli Mihalin: S’do të harroj kurrë. Një person që donte…

F.autor

ZHBLLOKOHET SFIDA NË “ALLIANZ STADIUM”/ CR7 gjen rrjetën, por Juventus në ankth për Dybala (VIDEO)

Delo.autor

Përgatitjet për Pogradecin, Lika mund të kursehet. Ngoo ende në Tiranë

Sadik.Autor

Leave a Comment