Futboll Seria A Sport

MILAN PRET TORINON/ Gattuso ka frikë nga kloni i Suso-s

Gennaro Gattuso ka paralajmëruar Milan-in të ketë kujdes nga Torino, sidomos nga Iago Falque, të cilin e quan si klonin e Suso-s.

“Nuk është rastësi që Torino ka një ecuri të mirë jashtë fushe”, shprehet Gattuso në konferencën për shtyp.

“Ata kombinojnë aspektin fizik me kualitetin që kanë, teksa gjithmonë janë të organizuar dhe e dinë se çfarë po bëjnë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne”.

Higuain rikthehet këtë fundjavë, megjithëse Gattuso thekson se kjo sjell probleme të tjera për të.

“Po mundohemi t’i bëjmë që të luajnë të gjithë së bashku, por fokusi ynë duhet të jetë balanca e ekipit dhe se si të mbulojmë fushën në mënyrën më efektive.

“Gjëja më e rëndësishme është të dallojmë se nga po na vjen rreziku. Nuk ka rëndësi se sa lojtarë luajnë në sulm, por dëshira për të bërë sakrifica.

“Toro ka shumë kualitet dhe janë më të fortë se ne në goditjet standarde. Iago Falque është i ngjashëm me Suso-n, është sikur të ishin klonuar. Është e vërtetë, ka karakteristika të ndryshme, teksa Falque është shumë i shpejt dhe arrin të fitojë shumë faulle.”

Related posts

Casano bën parashikimin e Serie A: Kjo skuadër e FITON TITULLIN që në shkurt

Isa.Autor

E BUJSHME TEK BAYERN MUNICH/ Trajneri Flick mund të thotë lamtumirë në fund të sezonit, ja arsyeja…

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Portieri Donnarumma zbarkon tek PSG, pritet nënshkrimi dhe vizitat mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment