Futboll Seria A Sport

MILANI HEDH SYTË NË LA LIGA/ Sulmuesi kolumbian drejt transferimit tek “KuqeZinjtë”

Milan vijon kërkimet për një sulmues dhe në listën e drejtuesve të klubit kuqezi është shënuar së fundi edhe sulmuesi kolumbian Luis Muriel, që aktualisht luan në Spanjë me skuadrën e Seviljes. Një lojtar që ka luajtur edhe më parë në Serinë A, ku shpërtheu me Sampdoria, e cila më pas e shiti për 22 milionë euro në Spanjë.

Këtë sezon, Muriel është aktivizuar shumë pak me skuadrën spanjolle, vetëm 6 ndeshje dhe 1 gol në kampionat për kolumbianin, që kërkon më shumë hapësira. Ndaj një transferim në Serinë A, për të veshur fanellën e Milanit mund të jetë një mundësi e mirë për lojtarin. Një transferim që pritet të kryhet në formë huazimi deri në fund të sezonit, por me të drejtë blerje.

Milan ka kërkuar kohët e fundit fillimisht Zlatan Ibrahimovic e më pas Fabio Quagliarella, por të dy këta futbollistë rinovuan me skuadrat e tyre, respektivisht me LA Galaxy e Sampdoria. Ndaj kuqezinjtë po shohin alternativa të tjera dhe mes tyre është edhe emri i Muriel. Një transferim I realizueshëm, duke qenë se marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira (në verë nga Milani shkoi te Sevilja lojtari Andre Silva në formë huazimi.

Related posts

LIVE/ Porto-Liverpool, Firmino dyfishon avantazhin për “Të Kuqtë”

Delo.autor

TRIUMFOJNË PA RONALDON/ Talenti Kean dhuron fitoren ndaj Empolit në 3 minuta

Delo.autor

Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

Q.Autor

Leave a Comment