Futboll Premier League Sport

MPOSHT CRYSTAL PALACE/ “Blutë e Londrës” “blindon” vendin e katërt falë “goleadorit” Kante

Chelsea e ka mposhtur 1-0 Crystal Palace të dielën në Londër, duke e zgjatur në pesë pikë epërsinë ndaj Arsenalit në vendin e katërt në Premierligë.

Crystal Palace, që vetëm para dy javëve e tronditi kampionin Manchester Cityn duke e mundur 3-2, dështoi ta bënte qoftë edhe një goditje në kornizën e portës së vizitorëve, derisa të kaltërve u mjaftuan dy goditje në kornizën e portës për ta mposhtur një herë Guaitan.

Goli i N’golo Kantes në minutën e 51-të bëri dallimin dhe i dha Chelseat fitoren e 13-të këtë sezon në ligën elitare angleze.

Në çerekun e fundit të takimit, skuadra e Roy Hodson bëri përpjekje për ta barazuar rezultatin dhe tentuan tri herë në drejtim të portës se Kepas, por pa sukses.

Chelsea tani grumbullon 43 pikë në vendin e katërt, pesë më shumë se Arsenali në vendin e pestë dhe 11 më pak se lideri Liverpool.

Crystal Palace nuk lëviz nga vendi i 14-të me 19 pikë.

Related posts

STEFANO PIOLI DREJT STOLIT TË MILANIT/ Tifozët “shfrenojnë fantazinë” në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

U LARGUA ME BUJË NGA INTER/ Tani Inzaghi rrezikon shkarkimin nga Al Hilal

F.autor

FINALJA ITALI-ANGLI/ Pritja po merr fund, ja me çfarë fanellash do të luajnë të dyja ekipet…

Delo.autor

Leave a Comment