Futboll La Liga Sport

FANTAZISTI MERR VENDIMIN/ Isco thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen…

Ylli i Real Madrid, Isco, kërkohet nga shumë skuadra të mëdha të Europës, me Juventus dhe Paris Saint-Germain në krye. Fantazisti nuk po kalon një moment të mirë në Madrid dhe situata e tij po monitorohet nga afër nga shumë klube.

Por duket se lojtari ka vendosur të qëndrojë me “Los Blancos” dhe të injorojë “big-ët” që janë vënë në ndjekje të tij. “Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Real Madrid”, ka thënë ai në një intervistë për “Deportes Cuatro”. “Nuk mendoj për merkaton e janarit dhe objektivi i vetëm që kam është të vazhdoj të fitojë tituj me këtë fanellë”.

Isco i ka dhënë fund zërave të merkatos, të paktën për momentin. Spanjolli, në fakt, ka një kontratë me madrilenët deri në 2022-in dhe një klauzolë 700 milionë euro, por në rast se marrëdhëniet me   klubin do të prishen përfundimisht, ai do të largohej për 80 milionë.

Related posts

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Dinamo “mbretëresha” e merkatos, Kastrioti skuadra më pak aktive. Ja të gjitha lëvizjet…

Delo.autor

POLONI-SHQIPËRI/ Ndeshja e parë me sistemin VAR, ja sa tifozë pritet të jenë në stadium…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Mancini merr lajmin e hidhur, Immobile braktis Italinë. Ja kush e zëvendëson…

Delo.autor

Leave a Comment