Futboll Kategoria Superiore Sport

MUNDËN NË TRANSFERTË KASTRIOTIN/ Shkëmbi: Është një fitore që merr vlera, dihet që ne…

Bledi Shkëmbi është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, që mundi në transfertë Kastriotin me rezultatin 0-4. Shënimi i golave nga katër lojtarët të ndryshëm të skuadrës është një lajm i mirë për Shkëmbin, që tashmë do të presë Laçin në ndeshjen e fundit të kampionatit për këtë vit. Shkëmbi u shpreh se lojtarët me eksperiencë kanë meritën që kanë mbajtur larg euforinë në ekip.

“Është një fitore që merr vlera sepse u fituan tre pikë nga terreni dhe nga kundërshtari. Falënderoj çunat. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë ashtu sië e kishim pregatitur gjatë javës, duke marrë parasysh edhe terrenin e vështirë. Na shkoi ashtu siç e përgatitëm dhe ashtu si e dëshiruam. Për fat të mirë shkoi loja mirë, morëm tre pikët dhe kjo është me rëndësishme.

Ne nuk kemi fshehur gjë, por vazhdoj të them se kemi dhe një ndeshje të vështirë me Laçin ku do bëjmë më të mirën për të fituar dhe do të shohim nëse do t’i rrisim apo to mbetemi në objektivat ku jemi. Dihet që ne pretendojmë Kupat e Europës.

Kemi lojtarë të rinj dhe duhen menaxhuar mirë. Veç meritës që ka stafi, mendoj se meritën më të madhe janë lojtarët me eksperiencë që janë brenda ekipit. Nga dita e parë e javës, stërvitja e parë e javës, vazhdojnë ata të parët të jenë serioz. Mendoj se ky është mësimi më i mirë për të rinjtë.

Po luajtëm një ditë së bashku, sepse lojtarët me eksperiencë janë ata që më kërkuan si kundërshtar. Pavarësisht se kisha arbitrin me vete, arrita të fitoj“-tha Shkëmbi.

Related posts

PRISTE FITOREN E NAPOLIT/ Kulibali lë me “GISHT NË GOJË” modelen seksi (FOTO)

Delo.autor

TRONDITET Atletico! UEFA merr këtë vendim për klubin spanjoll

Sadik.Autor

Cili Ronaldo? Çfarë goli i çmendur nga Shaqiri në debutimin e tij…

Sadik.Autor

Leave a Comment