Champions League Futboll Sport

“EKIPI KA NEVOJË PËR LOJTARË”/ Egbo: Jam krenar! Nuk jam mërzitur fare, do të synojmë…

Emanuel Egbo, nuk e bën dramë, eliminimin ndaj Crvena Zvezdës, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku bardheblu u shpreh i kënaqur nga ajo çfarë skuadra e tij dha në fushën e lojës, duke deklaruar:

“Aq lojtarë kishim, aq mundësi kishim për të bërë ndërrime. Nuk kishim çfarë të bëjmë. Aq mund të jepnim brenda fushës. Lojtarët e rinj nuk kishim mundësi për t’iu bashkuar ekipit. Ekipi ka nevojë për lojtarë.

Ekipi ka fituar besim jashtëzakonisht të lartë. Ka krijuar një personalitet dhe mentalitet fitues. Kemi tentuar deri në momentin e fundit për të ndryshuar fatin. Jam krenar çfarë kanë dhënë lojtarët, për të ndryshuar rezultatin.

Rastet e humbura – Jemi njerëz, jemi mërzitur. Diçka normale. I kam thënë çunave që nuk duhet mërzitur. Kështu e ka vendosur Zoti që do të ndodhë. Nuk jam mërzitur fare, jam shumë i kënaqur. Jeta vazhdon. Do të luajmë fatet tona, në Ligën e Europës. Me kismet të Zotit mund të futemi në grupet e Ligës së Europës”, u shpreh Egbo.

Related posts

E BUJSHME/ Portieri Szczesny zbulon dhuratën që Ronaldo ua bëri bashkëlojtarëve pas kartonit të kuq me Valencian

Delo.autor

“PORTIER GAFASH, POR BURRË “MACHO”/ Ja çfarë thotë modelja e famshme për Loris Karius (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NË FRANCË/ Dështimi në Champions i kushton vendin Tuchel, PSG zgjedh trajnerin që e duan të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment