Futboll La Liga Sport

NDER SHUMË I MADH PËR “LOS BLANCOS”/ Griezmann mund të REALIZOJË ËNDRRËN e Perez

Antoine Griezman mund t’i bëjë një nder shumë të madh Real Madrid-it. Ylli i Atletico Madrid dëshiron të largohet në verë dhe tashmë ka nisur bisedimet me një skuadër.

Bëhet fjalë për PSG, klubi që është i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për të. Dhe ku do të luajë? Epo, kjo përbën lajm. Transferimi i Griezman do të jetë për të mbuluar vendin e Mbappe ose Neymar, njëri prej të cilëve mund të transferohet në Madrid.

Antoine do të zgjidhte një operacion për të cilin Florentino Perez po punon prej shumë kohësh. Nëse ylli francez transferohet në “Parc des Princes”, braziliani ose ish lojtari i Monaco do të ishte i lirë për t’iu bashkuar Real-it.

Sigurisht, për jo më pak se 220 milionë euro. PSG do të humbte një pikë kyçe të ekipit, por do të merrte një yll tjetër dhe me një çmim më të mirë. Nga ana tjetër, Florentino Perez, do të përforconte ekipin me një lojtarë që ndiqet prej kohësh dhe që dukej i vështirë për t’u arritur.

I vetmi që del i humbur nga gjithë kjo është, Diego Simeone.

Related posts

MUND TË HUMBISTE NDESHJEN E PARË TË BOTËRORIT/ FIFA merr vendimin e fundit për kartonin e kuq të Ronaldos

F.autor

LUFTA NË IRAN “PREK” FUTBOLLIN/ Kombëtarja e njohur i kërkon FIFA-s shtyrjen e ndeshjes së Play off të Botërorit

F.autor

“TËRBOHEN” TË GJITHË ME KËTË PAMJE/ Juventus bëhet gati për prezantimin: Po vjen… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment