Futboll Premier League Sport

NDESHJA E PARË E NORVEGJEZIT/ Solskjaer: Të gjithë janë lojtarë me kualitet, është koha për…

Ole Gunnar Solskjaer ka siguruar lojtarët e Manchester United se gjithçka do të fillojë nga zero pasi është emëruar si trajneri i përkohshëm.

Ndeshja e parë e norvegjezit do të jetë ndaj Cardiff të shtunën dhe trajneri ia ka bërë të gjithëve të qartë se do të kenë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre për shkak edhe të kalendarit të ngjeshur.

“Si trajner duhet të përdorësh rotacionin për të parë lojtarët dhe të gjithë duhet ta dinë se do të kenë shansin e tyre, sepse çfarëdo të ketë ndodhur, tashmë ka mbaruar. Le të fillojmë nga e para,” shprehet norvegjezi për MUTV.

“Diku duhet nisur. Kam parë ndeshjet e fundit dhe do e nis nga aty. Kalendari i ngjeshur nuk është problem pasi do të kemi mundësinë të shfrytëzojmë këdo në skuadër. Të gjithë janë lojtarë me kualitet dhe tani ka ardhur koha të tregojnë se janë lojtarë të denjë për United.

“Do të jenë gjashtë muaj të bukur. Jam rikthyer në shtëpinë time. Është një ndjesi e bukur. Kanë qenë disa ditë të rrëmujshme, por është bukur të takoj këta njerëz përsëri.”

Related posts

BUKUROSHJA SEKSI/ Lautaro “zhbllokohet” edhe jashtë fushe, Agustina “goli” më i bukur (FOTO)

Isa.Autor

JO VETËM IKARDI/ Nga Krojfi te Nejmari, kur kapitenët bëhen problem

Delo.autor

Top 20 skuadrat më të mirë në top pesë ligat evropiane pas ndeshjeve të 16/18 shkurtit

Q.Autor

Leave a Comment