Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË “KORÇARËT”/ Dejvi Bregu mposht Flamurtarin në minutat e fundit

Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0, në sfidën e parë të javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Goli i vlonjatit Dejvi Bregu në minutën e 89-të, i dhuroi triumfin e radhës korçarëve të Ilir Dajës.

Edhe pse u mendua se do të ishte një sfidë e lehtë, bardhekuqtë vuajtën jo pak, teksa duhet të prisnin plot 89-të minuta për të gjetur golin e fitores.

bandicam 2020-01-25 15-46-00-278

Ky ishte triumfi i dytë për vitin 2020-të i Skënderbeut, i cili ka parakaluar përkohësisht Vllazninë, duke hedhur vështirim nga pjesa e sipërme e renditjes. Në sfidën e radhës  korçarët do të jenë mysafirë në Laç, ndërkohë që Flamurtari pret Kukësin në shtëpi.

Skenderbeu 1-0

Për sa i përket vlonjatëve, kolona e fitoreve vijon të mbetet 0, teksa rënia nga kategoria duket e pashmangshme.

Related posts

KRIZA E REZULTATEVE/ Lotito e Tare KAPEN KEQ ME GAZETARËT: Mjaft më, po HIDHET BALTË mbi…

Isa.Autor

GJITHMONË UNIKAL/ MARADONA humbet ndeshjen e parë në Meksikë dhe shpërthen ndaj…

Isa.Autor

Verratti nuk pëlqehet nga Tuchel/ Skuadra e madhe italiane “fërkon duart”

Isa.Autor

Leave a Comment