Futboll Sport

NDESHJA NDAJ LIVERPOOL/ Ancelotti: Torta është gati, sot i vëmë…

Ndeshje të këtij lloji janë pjesë e jetës së tij si lojtar dhe si trajner. “Anfield” është një tjetër etapë, një tjetër moment i rëndësishëm dhe një ndeshje, e cila luhet me bindjen dhe synimin se gjithçka mund të ndodhë. Karlo Ançeloti e di shumë mirë se Napoli i tij është në nivelin e Liverpulit, por në shtëpinë e tij të fut frikën.

Por, vetëm kaq. “Në aspektin taktik nuk e di se çfarë do të bëjë Liverpuli, por e di mirë se çfarë do të bëjmë ne për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.

Kemi përpara nesh ndeshjen e parë, e cila na dha shumë besim dhe bindje. Nuk e di nëse do të jemi të aftë ta përsëritim, por e dimë shumë mirë çfarë duhet të bëjmë”, ka thënë fillimisht Ançeloti. Trajneri i Napolit nuk bëri polemika për arbitrin dhe tha se është i besueshëm.

INTENSITET – Karleto u bën një kërkesë lojtarëve të tij. “E dimë shumë mirë agresivitetin që ka Liverpuli kur luan në shtëpi. Duhet të luajmë me intensitet të lartë në të gjithë ndeshjen, të paktën aq sa mundet ta bëjmë. Jemi inteligjentë në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese.

Kemi mundësi dhe shanse për të kaluar grupet. Është faza finale e një grupi të vështirë, ku ne kemi bërë shumë mirë. Kemi treguar personalitet dhe karakter. Por, nuk do ta marrim lehtësisht këtë ndeshje të fundit. Premier Liga? Është gjithmonë kompetitive. Skuadrat e mëdha nuk mungojnë dhe Liverpuli mund të fitojë sërish titullin pas disa viteve mungesë”, theksoi trajneri italian.

BESIMI – Të mundësh Liverpulin dhe të shkosh në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, është një shtysë për të tentuar thyerjen e dominimit të Juventusit në kampionat. Por, Ançeloti nuk është dakord me këtë gjë. “Kjo ndeshje nuk është e tillë. Nuk kam nevojë për këtë ndeshje që të kuptoj se sa e fortë është skuadra ime. Ky grup lojtarësh ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Sezoni ynë nuk vlerësohet nga kjo ndeshje, e fitojmë apo e humbasim atë”, tha Ançeloti.

PRESIONI – Numri një i axurrëve thotë se stadiumi “Anfield” është një nga më të mirët në botë. “Është stadium fantastik. Tifozët kanë pasion dhe mbështetja e tyre është e mahnitshme. Të gjithë duam të luajmë ndeshje në stadiume si ky. Do të kemi me vete 3 mijë tifozë, por edhe miliona të tjerë në botë.

Duam të fitojmë edhe për ta. Sot do të luhet një ndeshje e madhe për kualifikimin, por ne e dimë që kemi një avantazh. Mund të kualifikohemi me dy rezultate. Torta është bërë, tani i mungon vetëm qershia. Shpresojmë që t’ia dalim dhe ta vëmë qershinë mbi tortë, tha trajneri i Napolit.

Related posts

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Inter i tregon “dhëmbët” “parisienëve” në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

I ETUR PËR SUKSES/ Legjenda e Liverpoolit “sponsorizon” SHAQIRIN: Meriton të…

Isa.Autor

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Messi i “SHOKON” të gjithë: Një trofe me Argjentinën dhe i jap…

Delo.autor

Leave a Comment