Gossip

“NDEZ” RRJETET SOCIALE/ Messi “ngrin” para modeles bukuroshe (VIDEO)

Rrjetet sociale janë për çdo gjë dhe nuk lejojnë që edhe detaji më i vogël të kalojë pa u vënë re. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka marrë pjesë në një event të kompanisë “Sirin Labs”, që u mbajt në kryeqytetin katalanas.

Në kohën e rrëzëllitjes së dritave të fotografëve, futbollisti doli në qilimin e kuq me një vajzë të re 18 vjeçe, Yael Shelbia, modelja dhe imazhi i markës, për të bërë fotot e rastit me mediat atje. Videoja e këtij momenti është bërë virale për shkak të qëndrimit “kurioz”, sipas ndjekësve, që tregon ylli argjentinas.

Në video shohim se Messi mbetet si një statujë, ndërsa modelja i afrohet atij dhe përpiqet të gjejë një pozicion, në të cilin të shfaqen dhe fotografohen natyrshëm. Shkurtimisht, kërkohej më tepër bashkëpunim mes të dyve, por argjentinasi preferoi të vazhdojë me qëndrimin e tij.

Rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah ngurtësinë e lojtarit të Barcelonës dhe kanë spekuluar për arsyet që e kanë detyruar të mbajë këtë pozicion para shtypit. “Messi, duke u përpjekur të mos hyjë në telashe martesore”, – shkroi një komentues. Modelja ka ndarë të njëjtën video në rrjetet e saj sociale. Ajo e bëri këtë me një koment, ku përmendi yllin e futbollit dhe shtoi një zemër.

Në komentet e videos së ngarkuar nga modelja shikohet e njëjta qasje. “Leo, duke menduar për veten e tij”, “gruaja ime do të më vrasë mua”, – janë “përkthimet” pikante të atij qëndrimi të Messit. Kujtojmë se së fundi, Leo Messi e ka vënë imazhin e tij në dispozicion të kompanisë celulare të re të kësaj marke izraelite, e specializuar për luks dhe siguri.

Related posts

“A MË KENI ËNDËRRUAR NDONJËHERË?” Futbollistja shqiptare nxit fantazinë e ndjekësve në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

“KURRË MOS HARRONI…”/ Pogba i surprizon të gjithë me FOTON që poston nga Meka

Delo.autor

SKANDAL/ Ish-e dashura akuzon Zverev: Para një viti tentoi të më vriste në hotel

Delo.autor

Leave a Comment