Futboll Gossip Sport

“MË TRAJTOJNË SI HAJDUTE NË SUPERMARKET”/ E dashura e Gabriel Zhezus denoncon racizmin në Spanjë (FOTO)

Teksa në Itali nuk janë mbyllur ende debatet për racizmin, një denoncim është bërë publik nga Spanja. Bëhet fjalë për futbollisten e Atletikos së Madridit,  Ludmila Da Silva, e cila mësohet se është dhe e dashura e sulmuesit të Mançester Sitit, Gabriel Zhezus. 

Luminda

25-vjeçarja braziliane akuzon se gjithmonë kur shkon në supermarket, e trajtojnë si hajdute. Ajo arriti edhe ta filmonte këtë moment të sikletshëm, teksa sapo ajo futej në supermarket, personat përgjegjës të sigurisë afroheshin për ta monitoruar se mos vidhte diçka.

Brazil futbollistja Da Silva

“Siguria më vëzhgon gjithmonë dhe nëse unë vendos një dorë në çantën time, ata mendojnë se kam vjedhur diçka. Unë sapo futem në supermarket dhe personat përgjegjës të sigurisë afrohen. Është e frikshme!

Foto

Një sjellje skandaloze që me ndodh gjithmonë që shkoj në supermarket”, shprehet futbollistja e Atletikos së Madridit dhe kombëtares së Brazilit për femra.

Related posts

SHPRESË NË AUSTRALI/ Pas tymit të zjarreve rikthehet shiu dhe… tenisi

Delo.autor

E PABESUESHME/ Nuk ka talent vetëm në UFC, Kabib dhuron spektakël edhe në futboll (VIDEO)

Delo.autor

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Reina dhe i biri dhurojnë SPEKTAKËL stërvitore të MILANIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment