Futboll Seria A

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ NAPOLIT/ De Vrij flet për të jashtëzakonshmin e Interit dhe efektin “SAN SIRO”

Stefan de Vrij, qendërmbrojtësi i Inter, ka folur në prag të ndeshjes që zikaltrit do të luajnë kundër Napoli-t. Holandezi e ka filluar nga marrëdhënia e tij me “San Siro-n”: “Kur kam ardhur këtu si kundërshtar jam ndier si të isha pjesë e një serie të Westworld (serial amerikan fantastiko-shkencor), e kam seriozisht”, ka thënë futbollisti.

“Kishte mjegull kur kemi shkuar përballë këtij stadiumi të madh, të pasur me histori. Dukej sikur ishim në një arenë të një kohe tjetër. Në fillim kishe frikë, tani si intersit ndihesh shumë i motivuar. Ndihesh krenar dhe i privilegjuar që luan për këto ngjyra. Objektivi im është i thjeshtë: të nderoj këtë fanellë. E di se, nëse do ta bëjmë këtë, ky është vendi më i mirë për të luajtur futboll”.

De Vrij nuk ka qenë gjithmonë një qendërmbrojtës: “E ka nisur si mesfushor para mbrojtjes, më pas mesfushor i pastër dhe mbrojtës i krahut të djathtë. Kur isha te Feyenoord mendonin se isha më i fortë si mbrojtës krahu. I binda të më zhvendosnin në qendër. Goli im i parë?  E mbaj mend shumë mirë, Gjithmonë në Holandë, gjithmonë me Feyenoord, në ndeshjen e fundit në karrierë të Roy Makay. Ai më ka dhënë asistin…”.

Në fund, De Vrij ka folur edhe për gjërat që i pëlqen të bëjë jashtë fushës: “Mundohem t’i përgjigjem tifozëve në rrjetet sociale, të ndërveproj me ata. Më pëlqen të flas pak për veten, pa ekzagjeruar. Më shkruajnë shumë dhe më vjen mirë. Më pëlqen të luaj Play Station, por jo vetëm. Në kohën e lirë lexoj libra. I fundit? Ai i Anthony Robbins”.

“Filmi im i preferuar është Krahët e Lirisë (Shawshank Redemption), ndërsa adhuroj Westworld. Arsyeja është e thjeshtë: ka një subjekt që të bën të mendosh vazhdimisht. Pingpong? Luajmë shpesh dhe jam më i miri pas Brozovic. Ai është i jashtëzakonshëm, luan mirë çdo sport”, ka përfunduar De Vrij.

Related posts

YLLI DE LIGT LARG JUVENTUS/ Agjenti Raiola nis kontaktet me gjigantët e Evropës!

Delo.autor

MERAKTO E VERËS/ Derbi i Turqisë për Muriqin, dy klubet e mëdha duan shërbimet e sulmuesit

Delo.autor

FENOMENAL/ Futbollisti SHQIPTAR futet në histori, thyen rekordin e vjetër në futbollin gjerman (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment