Futboll Shqipëri Sport

 NEXHIPI e thotë hapur: Do të sjellim sulmues, kemi humbur pikë se s’luajmë në shtëpi

Drejtori i klubit të Kukësit Nderim Nexhipi i prononcua për Supersport përpara disa minutash në “Selman Stërmasi”. Zyrtari i klubit verilindor deklaroi se ndëhyrja në merkato do të bëhet në repartin e sulmit, pasi skuadra s’ka alternativa të mjaftueshme. Për emisionin “Gol pas goli”, ai theksoi se Kukësi ka lënë shumë pikë këtë sezon për shkak të dëmtimeve dhe që nuk luan në “shtëpi”.

“Ndeshjet pa tifozë? Po ta them të drejtën. Disa vite më parë e përjetova vetë në derbi në Qemal Stafa. Këto ndeshje e sjellin publikun. Fuitbolli luhet për shikuesit. Do të doja që sot të kishte publik dhe atmosferë.

Kë zgjedh midis Partizanit dhe Kukësit? Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme Kam një vit që jam këtu. Kam një jetë të tërë në fushën e blertë.

Luhatjet në rezultate? Na u lënduan Musolli dhe Rrumbullaku 3 muaj. Për mua Musolli është një nga mesfushorët më të mirë në Superligë. Bën diferencën. Na dëmton fakti që nuk po luajmë në Kukës. Do të kishim grumbullar më tepër pikë.

Ndërhyrja në merkato? Kemi patur biseda dhe me trajnerin Cungu. Do të jetë në pjesën e sulmit. Nuk kemi shumë opsione aty. Harba prishi kontratën dhe presim një përforcim në janar.

Përsëritja e shitjes së Sindrit Gurit? Është fakt që Guri u shit. Akumuluam një shumë të konsiderueshem parash. Nevojitet kohë për ccdo lojtar. Kemi lojtarë interesant. Por nuk premtoj që në janar do të bëjmë të njëjtën gjë si me Gurin.

Valoni po bën shumë mirë . Është viti i dytë në Superligë. Sidoqoftë jemi duke punuar dhe do të mundohemi të sjellim sa më shuëm lojtarë të mirë në Superligë.

Kukësi ende larg zonës për titull? Jam dakord me këtë që thatë ju. E dini gjendjen e fushës së stadiumit. Prandaj u bë kjo ndërhyrje. Fushat në Elbasan në Korçë janë optimale. Nuk është njësoj kur luajmë me Skënderbeun në Kukës, ndryshe është kur luajmë me ta në Elbasan ose në Shkodër.

E kam dëgjuar presidentin. Në një klub kanë ardhur shumë lojtarë, duhet kohë. Përgjigjen do ta japim në fund të kampionatit.” përfundoi Nexhipi.

Related posts

Vllaznia ra, por çfarë do të ndodhë me Orikumin?

Sadik.Autor

SA SHUMË LEGJENDA/ Ja formacioni me lojtarët që do t’i mungojnë Kampionatit Botëror

Isa.Autor

PLAS TEK JUVENTUS/ Higuain “SULMON” trajnerin, ndërhyjnë Bonucci dhe Dybala (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment