Futboll Seria A Sport

NGRITI CHEMPIONSIN NË 2010/ Po vjen dita e madhe e INTERIT, flet legjenda Zanetti

Zv.Presidenti i Inter Javier Zanetti beson se zikaltrit e meritojnë kualifikimin mes 16 më të mirëve të Champions League. Inter do të ndeshet me PSV të martën, por fati i tyre është edhe në dorë të Barcelona-s, e cila nuk duhet të humbasë me Tottenham.

“Përpara se të mendojmë për rezultatin e ndeshjes mes Barcelona-s dhe Tottenham, duhet të bëjmë punën tonë”, shprehet Zanetti për faqen zyrtare të klubit. “Duhet të fitojmë ndeshjet tona, megjithëse nuk do të jetë e lehtë. Duhet të bëjmë më të mirën tonë për të mposhtur PSV, dhe më pas mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv në Camp Nou.

“Duke u bazuar nga paraqitjet, mendoj se e meritonim fazën e nokautit. Le të shpresojmë se do t’ia dalim. E dinim se do të ishte e vështirë për t’u kualifikuar, por e dinim se po të luanim mirë do t’ia dilnim. “Duam të vazhdojmë të luajmë deri në fund, dhe duhet të luajmë me vetëbesim.”

Related posts

(FOTO) Merkatoja e janarit po vjen, njihuni me të gjitha lëvizjet e mundshme në Europë

Q.Autor

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Komunikimi, disfata më e madhe e Panuccit!

Isa.Autor

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Tirana-Partizani. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment