Futboll Seria A Sport

NJË JAVË PARA “GIJOTINËS”/ Milan mund të shmangë dënimet e…

Milani është përqendruar te merkatoja e janarit, por gjithçka është ende pezulluar për shkak të vendimit të UEFA-s, dënim që do të ketë një peshë të konsiderueshme në planet e ardhshme të kuqezinjve, në aspektin e merkatos dhe financave.

Dhoma Gjykuese e UEFA-s pritet ta kapë vendimin e vet mesjavën e ardhshme dhe Milani do të mësojë dënimin që i takon, por shkak se ka shkelur Fair Play Financiar në trevjeçarin 2014-2017.

GJOBË NË HORIZONT – Pas anulimit të përjashtimit nga kupat e Europës, falë apelit në CAS, tashmë Milani pret një gjobë prej disa milionë eurosh, por nga ana tjetër shrpeosn të evitojë dënime më të rënda, si ai i bllokimit të blerjeve në janar, ose edhe më tej.

20 nëntorin e shkuar një delegacion kuqezi takoi Dhomën Gjykuese në UEFA, për të mësuar shkallën e dënimit dhe për të komunikuar në lidhje me një rrugë që do ta lejonte klubin milanez që të hynte brenda parametrave të FFP.

Sipas Il Sole 24 Ore, gjoba do të vërtitet mes 5 dhe 7 milionë eurove.

Në takimin me UEFA-n drejtuesit e Milanit kanë shpjeguar planin për kthimin në elitën e Europës, duke pasur një kujdes të veçantë për bilancin. Gjithçka vërtitet rreth Fondit Elliott, që tashmë garanton financat e klubit, ndaj edhe UEFA duhet të jetë më e qetë dhe toleruese, për të gjetur një marrëveshje që nuk do ta dëmtonte shumë Milanin.

Related posts

“KANIBALI” I FUTBOLLIT/ Mbappe “u lë targën” “Pleshtit” dhe CR7, ja shifrat e frikshme

Delo.autor

CHELSEA RILIND ME TRAJNERIN TUCHEL/ Autokritika e çudtishme e Werner: Mund ta kisha shpëtuar Lampard

Delo.autor

LeBron James një “përbindësh” por s’mjafton, Boston pëmbys Cleveland në fund

Sadik.Autor

Leave a Comment