Futboll Seria A Sport

ËSHTË LIDER TEK JUVENTUS/ Dybala: Shenjën time shiheni të premten mbrëma

Paulo Dybala është një lider te Juventusi. Ai dëshiron t’i marrë bardhezinjtë gjithnjë e më shumë për dore. Pas testit të shkëlqyeshëm të Firences, ku i mungoi vetëm goli, argjentinasi duhet ta konfirmojë veten brenda “bordit” të Max Allegrit. Dhe gjatë javës ai po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e madhe kundër Interit, në stadiumin “Allianz”.

I pranishëm në një ngjarje tregtare të kompanisë “Collegno Paradiso”, në periferi të Torinos, Dybala ka thënë disa fjalë edhe për përballjen me zikaltrit. I pyetur për mungesën e golit, Dybala buzëqeshi dhe afirmoi për ata që e duartrokitën: “Do ta shënoj një të premten në mbrëmje”.

Dybala është bërë specialist i goditjeve standarte. Që kur ka ardhur te Juventusi, ai ka shënuar 8 herë nga goditja e lirë. Por, kurrë këtë sezon, ku është ende në kuotën “zero”. Miralem Pjanic, Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala: këto janë tre specialistët e Juves, që spikasin në ekzekutimin e goditjeve standarte.

Megjithatë, këtë sezon, goli nga kjo mënyrë nuk ka ardhur ende. Allegri do ta provojë këtë kundër Interit, në një lojë që rrezikon të mbyllet dhe të vendoset vetëm nga episodet. Kandidatura që vendos Dybala për golin të premten, në këtë kuptim është e fortë. Argjentinasi, i cili do të përbëjë “tridentin” bardhezi me Ronaldon dhe Mandzukic, ka rifituar besimin në vetvete, pas një periudhë të vështirë.

Allegri e menaxhoi me kujdes atë dhe tani e sheh në versionin më të mirë sezonal ish-lojtarin e Palermos. E gjitha kjo duhet të kapitalizohet në fakte: Juve tani kërkon më shumë gola nga Dybala. Kundër Interit e presin një të tillë. Premtimi është një premtim, përgjithmonë.

Related posts

ZYRTARE/ “Faleminderit që bëtë të ndihesha si në shtëpi”, futbollisti i Liverpulit i jep lamtumirën skuadrës dhe tifozëve

Delo.autor

Përballjet e Ligës së Kombeve/ PANUCCI rikthen në Kombëtare 2 SUPER mesfushorë

Isa.Autor

Rriten të ardhurat e “CHAMPIONS LEAGUE”/ Ja sa do të fitojnë skuadrat pjesëmarrëse në kompedicion

Isa.Autor

Leave a Comment