Futboll Sport

Njihuni me 10 transferimet më të bujshme në merkato për 2018

Me një sezon tjetër që po afrohet shpejtë, klubet në të gjithë botën janë në një garë kundër kohës për të provuar të përmbyllin marrëveshje me lojtarë më të mirë para përfundimit të afatit. Deri tani kjo merkato verore është treguar mjaft aktive.

Me një sezon tjetër që po afrohet shpejtë, klubet në të gjithë botën janë në një garë kundër kohës për të provuar të përmbyllin marrëveshje me lojtarë më të mirë para përfundimit të afatit. Deri tani kjo merkato verore është treguar mjaft aktive pas transferimeve të bujshme të Cristiano Ronaldo që u largua nga 13 herë kampionët e Europës, Real Madrid në drejtim të ekipit italian Juventus dhe Riyad Mahrez i cili nënshkruajti kontratën me Manchester City.

Liverpooli shpenzoi më shumë se 150 milionë paund në transferime të reja, ndërsa menaxher i ri i Arsenalit Unai Emery bëri një numër blerjesh të zgjuara, duke sjellë lojtarë si Bernd Leno, Sokratis dhe Lucas Torreira për të përforcuar ekipin e Arsenal. Gjithashtu janë disa ekipe që kanë shpenzuar me mençuri dhe të tjera ekipe që janë treguar ende inaktiv në këtë merkato. Ndërkohë që në Angli merkatoja është mbyllur tashmë, në vendet e tjera ka ende kohë për disa goditje të tjera nga ekipet e futbollit.

Më postë po ju sjellim 10 transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje deri në këto momente:

10. Fred

Manchester United u tregua i kujdesshëm në këtë merkato, me tifozët gjithnjë e më të zhgënjyer për mungesën e Jose Mourinhos në merkato.

Megjithatë, portugezi arriti të transferoje mesfushorin Fred nga Shakhtar Donetsk për 52 milionë paund. Braziliani firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin. Ai  pritet të luajë një rol të madh në planet e Mourinhos.

Mourinho shpjegoi se çfarë roli mund të ketë Fred në ekip.

“Lojtarët si Nemanja Matic, Marouane Fellaini, Paul Pogba, madje Ander Herrera, janë mesfushorë fizikë dhe të fortë,” shpjegoi Mourinho. “Ne mendojmë se lojtarët si Fred dhe Andreas Pereira janë më teknike, pasojnë dhe luajnë në hapësirat e ngushta dhe ndoshta krijojnë lidhjen edhe me lojtarët e sulmit”.

Lee Grant dhe Diogo Dalot janë të vetmit të transferuar bashkë me Fred nga United. Mourinho duhet të analizoje mirë situatën nëse vërtet do të mund të konkurrojë me ekipet si Manchester City, Chelsea apo Liverpool.

9. Naby Keita

Liverpool e transferoj nga RB Leipzig për 54 milion paund dhe i dorëzoi fanellën me numër 8 që dikur i përkiste legjendës së klubit Steven Gerrard. Kjo nuk pritet të peshojë mbi talentin e ri i cili shkëlqeu me klubin e tij të mëparshëm, duke shënuar 17 gola në 71 paraqitje.

“E morëm atë sepse ai është lojtari që ai është dhe tani duam të punojmë me të”, deklaroi Klopp duke përshkruar rolin e nënshkrimit të tij të ri. “Para së gjithash, do ta lëmë të përshtatet në sistemin tonë. E shoh atë si një ‘8-sh’, ai mund të luajë edhe ’10-sh’, ndoshta në të ardhmen, mund të luajë edhe ‘6-sh’. ”

Me Keita, Fabinho, Salah, Mane, Firmino dhe Oxlade-Chamberlain që të gjithë të rreshtuar në një ekip, është e sigurt të thuhet se Liverpool do të jetë padyshim kandidat për kurorën Premier League këtë sezon.

8. Gianluigi Buffon

Ëndrra e Gianluigi Buffon ka qenë gjithmonë trofeu i Ligës së Kampionëve dhe ndërkohë që ai nuk arriti ta fitojë atë me Juventus, mund të gjejë veten duke e ngritur trofeun me ekipin e tij të ri, Paris Saint Germain, në fund të sezonit të ardhshëm.

Italiani iu bashkua PSG-së në një transferim të lirë pas 15 vitesh me Juventus ku fitoi 9 tituj Serie A dhe disa kupa të tjera, duke luajtur shumë se 600 ndeshje për klubin.

“Unë e di se çfarë ëndrre kanë PSG dhe tifozët e tij,” tha Buffon.

“Unë do të sjell gjithë energjinë time, gjithë përvojën time dhe gjithë etjen time për të ndihmuar klubin tim të ri të arrijë të gjitha objektivat e mëdha që ka përcaktuar për të ardhmen”.

7. Radja Nainggolan

Gjatë qëndrimit katër-vjeçar të Nainggolanit me Romën, ai u cilësua si një nga mesfushorët më të mirë krijues të planetit. Ai bëri gjithsej 204 paraqitje për Romën dhe ishte pjesë e skuadrës më të mirë të Serie A për tre sezone radhazi.

Nainggolan përfundoi tek ekipi tjetër Italian, Inter, për shumën e 34.20 milionë paundëve, ndërsa Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo u transferuan te Roma si pjesë e marrëveshjes. Ardhja e Nainggolan do të thotë Interi ka një nga mesfushat më të mirë në ligë, me Matias Vecino, Marcelo Brozovic dhe Roberto Gagliardini.

Interi përfundoi 23 pikë larg nga kryesuesit e tabelës, Juventus, sezonin e kaluar dhe shpresojnë se prania e belgut mund t’i nxisë ato për të fituar titullin këtë herë.

6. Fabinho

“Klube të tjera mund të shpenzojnë para dhe të mbledhin lojtarët më të mirë, unë dua ta bëj ndryshe. Do ta bëja ndryshe edhe nëse mund të shpenzoja këto para”, tha Jurgen Klopp me besim në 2016, para se të shpenzonte 163.98 milionë paund për lojtarët e rinj këtë sezon.

Fabinho ishte një prej katër arritjeve cilësore në Anfield, së bashku me Naby Keita, Alisson dhe Xherdan Shaqiri. Ai u transferua për 40.50 milionë paund nga Monako në një marrëveshje katër-vjeçare. Fabinho do të futet në qendër të mesfushës përkrah Naby Keita në atë që do të jetë një mesfushë e re Reds.

Fabinho kaloi pesë vjet në Francë me Monaco, duke i ndihmuar ata në arritjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve në 2017, dhe ka fituar një reputacion si një mesfushor mbrojtës, jo një njeri që trembet nga një ndërhyrje në fushë ose dy, në thelb çdo gjë që Liverpool ka nevojë në qendër të fushës.

5. Jorginho

Chelsea zhvilloj grusht shteti këtë merkato, duke siguruar shërbimet e trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri dhe mesfushorit të fuqishëm Jorginho. Braziliani fillimisht ishte pranë nënshkrimit për Manchester City, por ndryshoi kursin në momentet e fundit për t’u bashkuar me ish-menaxherin e tij, duke përfunduar një transderim prej 57 milionë paundësh.

Jorginho është i vendosur të fitojë 102,000 paund në javë në Stamford Bridge, një rritje e vogël nga ditët e tij te Napoli dhe pritet të luajë një rol të madh ndërkohë që Sarri duhet të dërgoje Chelsea-n përsëri në rrugën e duhur pas një sezoni shumë zhgënjyese.

4. Alisson Becker

Vështirësitë e portës te Liverpuli ishin të dokumentuara mirë dhe Jurgen Klopp lëvizi shpejt për të zgjidhur këtë çështje, duke nënshkruar me Alisson Becker për një shumë rekord 56.25m paund, duke e bërë atë portierin më të shtrenjtë.

Alisson pritet të pozicionohet në formacion që në fillim të sezonit, sidomos pas gabimeve të Loris Karius në miqësoren parasezonale të Liverpoolit kundër Borusia Dortmundit. Karius është  vendosur në qendër të kritikave që në ndeshjen kundër Real Madrid në finalen e Kupës së Kampionëve sezonin e kaluar ku pas dy gabimeve amatoreske të tij ekipi madrilen arriti të përfitonte duke fituar për të tretin vit radhazi kundër një Liverpooli që e ndoqi fati i keq. Por edhe pse Klopp dhe shokët e tij i kanë qëndruar pranë, nuk ka gjasa që ai të marrë shumë mundësi duke marrë parasysh formën që kaloj sezonin e kaluar Alisson.

Numri 1 i Brazilit nuk kaloj një kampionat të mirë në Kupën e Botes, por paraqitjet e tij për Romën kanë treguar pse ai është vlerësuar aq shumë. Aftësia e tij për të ndaluar gjuajtjet në drejtim të portës së tij dhe leximi i lojës nuk kanë krahasim me portier tjetër dhe ai mund të jetë transferimi më i rëndësishëm i  merkatos së kësaj vere.

3. Riyad Mahrez

Disa klube ishin të intereseuara për shërbimet e Mahrez vitin e kaluar, duke përfshirë Manchester City, por një marrëveshje u ndërpre në momentin e fundit dhe ai duhej të qëndronte në Leicester. Megjithatë, Pep Guardiola ka marrë më në fund lojtarin e tij, për një shifër rekord të klubit prej 61.02 milionë paund. Mahrez nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me Manchester City-n.

“Jam shumë i kënaqur që i jam bashkuar City-t, që luan futboll të madh nën drejtimin e  Pep Guardiola-s”, tha Mahrez në ditën e prezantimit të tij.

“Ti shikoja nga larg ka qënë një kënaqësi. Pep është i fokusuar për të luajtur futboll sulmues, i cili është i përsosur për mua dhe performancat e City-t të sezonit të kaluar ishin të shkëlqyera. Ata po zhvillojnë futbollin anglez dhe unë dëshiroja të isha pjesë e tyre”.

Anësori algjerian pritet të shfaqet binshëm në ekip, ndërkohë që ata kërkojnë të mbajnë titullin. Do të jetë një shans i mirë për të parë lojtarë si De Bruyne, Silva, Sane, Aguero dhe Mahrez teksa luajnë sëbashku në sezonin e ardhshëm.

2. Thomas Lemar

Një lëvizje e cila u errësua nga shumë transferime të tjera gjatë kësaj merkatoje, Thomas Lemar u transferua nga Monaco tek Atletico Madrid për një shumë prej 63.00 milion euro. Mesfushori ishte fillimisht një objektiv i Arsenalit dhe Liverpoolit, por përfundimisht vendosi se Spanja ishte vendi i përshtatshëm për të shkuar.

Lemar nuk luajti shumë për Francën në Kupën e Botës dhe pati një sezon zhgënjyes me Monacon, por 22-vjeçari mbetet një nga talentet më të shkëlqyera në futbollin botëror dhe do të shtojë ritme dhe kreativitet Atletico-s i cili synon të shkurorëzoje Barcelonën si kampione në fuqi e La Liga-s.

Para se të kalojmë në numrin një, po ju përmendim disa nga transferimet e tjera të bujshme të kësaj merkatoje verore:

1. Cristiano Ronaldo
during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom.

Cristiano Ronaldo e tronditi botën kur ai njoftoi se donte të largohej nga Real Madrid pas fitimit të Ligës së Kampionëve. Juventusi veproi shpejt dhe siguroi shërbimet e tij për 117 milionë euro. Ardhja e yllit portugez gjithashtu rriti çmimin e aksioneve të Juventusit, duke arritur lartësi të reja brenda disa minutave të shpalljes.

Ronaldo është ende mirë dhe me të vërtetë në kulmin e tij dhe do të shtojë një zjarr të madh masiv në një Juventus të ngarkuar. Ai e ka pushtuar tashmë Premier Ligën dhe La Ligën dhe Serie A tani është gati për praninë e tij. Tifozët e Juventus shpresojnë që me ardhjen e tij, të arrijnë atë çfarë quhet tabu tashmë ne ekipin italian, trofeun e Kupës së Kampionëve.

Related posts

SKANDALI TEK MOSHAT/ Goditen trajneri dhe lojtarët e Tiranës U-19, Devolli: Na u rrezikua jeta në Shkodër

Delo.autor

Griezmann I IRRITUAR/ S’kam asgjë më pak se MESSI e RONALDO, dua që një ditë…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ MANCHESTER CITY-T NË CHAMPIONS/ Dortmund merr lajmin e mirë, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

Leave a Comment