Futboll Premier League Sport

PRESIONI I LIVERPOOLIT/ Guardiola: Të jesh lider nuk është e lehtë, futbolli është…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka paralajmëruar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, për presionin që vjen me vendin e parë në tabelën e Premierligës.

Ndeshjet e “Boxing Day” mund të rezultojnë vendimtare në garën për titullin e Premierligës, pasi që Liverpooli arriti t’i largohet Manchester Cityt edhe për tre pikë të tjera, duke krijuar një dallim prej shtatë pikësh.

Skuadra e Guardiolës i pësoi dy humbje radhazi në Premierligë dhe tani ata rrezikojnë ta humbasin titullin e Premierligës, të cilin e kishin fituar sezonin e kaluar me një dallim prej 19 pikësh me klubin në vendin e dytë, Manchester Unitedin.

“Nga janari apo shkurti i sezonit të kaluar, njerëzit thanë se Premierliga kishte përfunduar. Të jetosh me këtë gjë nuk është aspak e lehtë”, ka thënë Guardiola.

“Para një muaji, njerëzit flisnin për ndeshjen kundër Liverpoolit, por ne i kishim edhe tri apo katër ndeshje para saj. Futbolli është sport ku mund të fitosh shumë ndeshje, por mund edhe të humbasësh shumë të tjera”.

Megjithatë, Guardiola ka bërë të ditur se ai beson në forcën e djelmoshave të tij për ta mbyllur distancën mes tyre dhe Liverpoolit, në mënyrë që ta mbrojnë titullin e kampionit të Premierligës duke e fituar për të gjashtën herë.

Related posts

I MAHNITUR NGA BOMBERI LEWANDOWSKI/ Mbrojtësi Upamecano: Kjo është cilësia e tij më e mirë

Delo.autor

Salah do jetë një goditje “alla Ronaldo”/ Dybala zgjidh problemet e Juves

Delo.autor

MEDALJE NË BOTËROR/ Rrëfehet boksieri Alban Beqiri: Ja si i heshta serbët

Delo.autor

Leave a Comment