Bundesliga Futboll Sport

“No Lewandowski, no party”/ Polaku është garancia e vetme e Bayernit në këtë KAOS

Robert Lewandowski është “një kontratë për sigurim jete” për Bayernin, tha trajneri Niko Kovac në prag të ndeshjes kundër Ajax-it, luajtur të mërkurën në mbrëmje. Edhe sfida në Amsterdam konfirmoi se trajneri kroat ishte 100% i saktë në përkufizimin e tij.

Sulmuesi polak shënoi golin e parë për Bayern-in dhe më pas shënoi penalltinë që barazoi shifrat në minutën e 87-të.

Goli i dytë i Lewandowski-t ishte i teti për të në fazën e grupeve në Champions League këtë sezon, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm, kur shënoi 7 gola në sezonin 2015/16.

Përveç kësaj, Lewa ka shënuar 21 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, si asnjë lojtar tjetër në 5 ligat kryesore në Europë.Në gjithë vitin 2018 Lewandowski ka luajtur 44 ndeshje zyrtare mes klubit e kombëtares dhe ka shënuar 54 gola.

Me këto shifra në mendje, është e qartë pse drejtuesit e Bayern-it kanë refuzuar të dëgjojnë çdo lloj oferte për yllin e vet dhe në këtë moment Lewa është numri 9 më i mirë në planet, i aftë të bëjë diferencën edhe në një skuadër që po vuan.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN E KUVAJTIT/ Kontroll i shkëlqyer dhe gjuajtje perfekte, shikoni SUPER GOLIN e Solomon (VIDEO)

Delo.autor

E RRALLË/ Çudia në formacionin italian, pa asnjë lojtar të Juves pas 20 viteve

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Dridhet Barcelona, La Liga nis hetimet për Messi-n me shokë. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment