Futboll Premier League Sport

ZBULOHET DEKLARATA E VITIT 2012/ Guardiola: Xavi është gati të bëhet trajner i Barcelonës

Trajneri i Manchester, Pep Guardiola, ka thënë publikisht se Xavi Hernandez është gati të jetë trajner i Barcelonës, pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Trajneri aktual i Cityt , i cili ishte trajner i Barcelonës në vitet 2008 deri në 2012, diskutoi mbi mundësinë që Xavi të emërohej trajner në klubin e tyre të zemrës.

“Xavi, nëse ndodh, nuk kam asnjë dyshim se ai është gati ta bëjë punën. Ai e njeh mjedisin, gjë që është kaq e rëndësishme”.

“Ai e njeh lojën, ka pasion. Ai ka më shumë përvojë tani sesa unë kur e mora përsipër Barcelonën”.

“Njerëzit harrojnë – ne jemi përgjegjës, por ndikimi ynë është më minimal sesa besojnë njerëzit. Suksesi që pata ishte për shkak të cilësisë së lojtarëve”.

“Xavi, sigurisht, është vërtet i mirë. Nëse Xavi është trajneri i ardhshëm, i uroj atij gjithë të mirat dhe shpresoj se skuadra mund të kthehet hap pas hapi”, ka thënë Guardiola.

Kur u pyet për shkarkimin e Koeman, Guardiola e mbështeti holandezin duke i uruar më të mirat.

“Ronald dhe unë e dimë saktësisht se ne varemi, jetojmë dhe presim dhe jemi aty nga rezultatet. Askush nuk mund të mbijetojë pa rezultate, as Koeman, as Pep”.

“Ai është miku im, i uroj më të mirën dhe do ta shoh së shpejti dhe jam i sigurt se ka bërë gjëra të mira për lojtarët e rinj në akademi”, deklaroi ai. /Telegrafi

Related posts

NUK DI TË NDALET NË PREMIER/ Manchester City mposht Everton dhe nis arratinë në krye

Delo.autor

Kuzhinieri zbulon dietën e Ronaldos për finalen e Champions-it

Sadik.Autor

“ÇMENDEN” BASTET ME KOIFIÇIENTET/ Këto janë skuadrat favorite për të transferuar Icardin

Delo.autor

Leave a Comment