Futboll Seria A Sport

NUK DO TA SHESË NË JANAR/ Ja “dhurata” që presidenti u bën tifozëve të Sampdorias (FOTO+VIDEO)

Pak ditë më parë, presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, deklaroi se sulmuesi Fabio Quagliarella nuk do të shitet, se është i paprekshëm edhe pse Milan insistoi për ta veshur kuqezi që në merkaton e janarit. Dhe për të mbajtur fjalën, skuadra e Sampdoria ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me sulmuesin 35-vjeçar deri në vitin 2020.

Këtë sezon, Quagliarella po shkëlqen në Serinë A, me 10 gola të realizuara në 16 ndeshje, duke thyer edhe rekordin personal, me 7 gola radhazi në 7 javët e fundit. Kjo paraqitje solli interesimin e Milanit, në krizë, por tashmë gjithçka është e mbyllur, pasi sulmuesi veteran do të vazhdojë të luajë me skuadrën e Sampdoria, që lufton për një vend në Europa League.

Ferrero u shpreh se rinovimi i kontratës së sulmuesit dhe kapitenit të skuadrës është dhurata e tij për Krishtlindje për tifozët e Sampdoria, që pritet të jenë të shumtë nesër në stadium për ndeshjen ndaj Chievo. Massimo Ferrero njihet si një nga presidentët me të çmendur të Serisë A, me gjestet dhe komentet e tij gjatë dhe pas ndeshjeve.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan kërkon të “rrëmbejë” super yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

E PAZAKONTË NË “EURO 2020″/ Parashutisti dështon në uljen e emergjencës dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Brazili nuk gjen golin, e mbyll në “paqe” pjesën e parë përballë Kosta Rikës

Sadik.Autor

Leave a Comment