Futboll Seria A Sport

MILANI I XHUNDOSUR ME UEFA-N/ Apelojnë sërish në CAS për…

Beteja mes Milanit dhe UEFA-s nuk ka përfunduar ende. Kuqezinjtë kanë vendosur që të apelojnë sërish në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës vendimin e Komisionit Hetues për Fair Play Financiar.

Në këtë mënyrë, do të ridiskutohen termat që kanë të bëjnë me rikthimin brenda kornizës së fair play financiar dhe barazimit të bilancit për kuqezinjtë. UEFA ishte prononcuar për trevjeçarin 2014-2017, duke vendosur një gjobë prej 12 mln eurosh dhe detyrimin për të barazuar bilancin brenda vitit 2021 me përjashtim nga kupat e europës në rast se objektivi do të dështohej. Jo vetëm kaq, por edhe reduktim të organikës me vetëm 21 futbollistë.

Ajo që nuk i ka pëlqyer Elliott është fakti që në UEFA kanë vendosur që të sulmojnë Milanin vetëm për faktin që po në Lozanë, do të fitonte apelimin e kësaj fillim vere, ku skuadra jo vetëm që u rikthye në Europë pas përjashtimit, por madje u anulua çdo vendim i mundshëm.

E vërtet që vendimi i UEFA-s nuk ka bllokuar merkaton, por sidoqoftë te Milani nuk janë dakord aspak sa i përket gjobës dhe mënyrës së shlyerjes (do të mbahet e gjitha tani) por edhe për faktin se koha për të barazuar bilancin dhe qëndruar në paletat e FFP është vetëm 3 vjet.

Gordon Singer, bashkë me të atin Paul Singer, që prej 40 vjetësh nuk kanë humbur kurrë asnjë gjyq kundrejt subjektesh të fuqishme, madje edhe qeveri, si në rastin e Argjentinës, janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund asaj që ata quajnë “farsë” nga UEFA.

E gjitha lidhet sidomos me faktin se klube të mëdha që janë të mbështetura politikisht, si në rastin e PSG apo Manchester City, tolerohen në çdo aspekt, ndërsa për Milanin përdoren metra të tjerë. Jo vetëm kaq, por skandalet që kanë shpërthyer me Football Leaks janë një tjetër “armë” që avokatët kuqezi mbajnë në duart e tyre.

Sakaq, sipas burimeve prane Elliott, edhe FIFA mbështet Milanin, duke parë luftën e hapur me UEFA-n, brenda llojit.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Dinamo Zagreb-Manchester City. Rezultati 1-4

Delo.autor

(VIDEO) Monaco barazon në frymën e fundit, Falcao shpëtimtari

Q.Autor

“FAIR-PLAY” FINANCIAR SHPËTON…/ Ja pse Barcelona nuk e ndryshon dot trajnerin

F.autor

Leave a Comment