Futboll Seria A Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Dënimi nga UEFA, merret vendimi FINAL për MILANIN

Pas merkatos së verës Milani u dënua nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar me mospjesmarrjen në kompeticinet europiane. Ditën e sotme është bërë publike dhe vendimi final për skuadrën kuqezi.

Organi më i lartë i futbollit Evropian, ka dalë në një njoftim zyrtar, duke komunikuar vendimin. Klubi kuqezi do të marrë një gjobë prej 12 milionë eurosh, si dhe ka afat deri në 30 qershor 2021 për të rregulluar bilancet. Gjithashtu përveç kësaj, klubi nga Milano, do të ketë reduktim lojtarësh në dy sezonet e ardhshëm në kompeticionet Evropiane, duke mos regjistruar më shumë se 21 lojtarë.

Në rast se klubi i Milanit, nuk do të përmbushë rregullimin e bilanceve deri në fund të sezonit 2020/2021, atëherë dënimi do të përshkallëzohet, në të paktën dy vite përjashtim nga kompeticionet e UEFA-s.

Related posts

TALENTI BRAZILAIN/ Roberto Carlos: REALI duhet të ketë durim me Vinicius

Isa.Autor

Ekipi turk kërkon shërbimet e mbrojtësit të Vllaznisë

Sadik.Autor

KA EDHE KËSHTU/ GAFA në Instagram, ylli i Anglisë me pantallonat e mbushura (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment