Futboll Sport

“TANI E KEMI FATIN NË DORË”/ Pep sheh nga titulli. Arteta: Në Angli gjithçka mund të ndodhë

Man.City dhuroi spektakël në “Etihad”, thyen Arsenal me “poker” golash duke e dërguar diferencën në minus dy pikë nga vendi i parë, por me dy ndeshje më pak. Ekipi i Pep Guardiola-s ishte thjesht perfekt përballë rivalëve për titullin, një leksion i pastër futbolli duke konfirmuar supermacinë e tyre në Premier League. Dyshja De Bruyne-Haaland ishin në një mbrëmje fantastike, por këtë herë ndryshuan rolet.

De Bruyne

Në minutën e 7-të, ishte ylli belg, De Bruyne mori një top nga Haaland, dribloi këdo i doli përpara duke kaluar “qytetarët” në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, John Stons me kokë dyfishoi shifrat. Fillimisht anësori ndali festën për pozicion jashtë loje, por VAR la në fuqi golin e qendërmbrojtësit anglez.

Stons

City ishte i papërmbajtshëm, me fillimin e pjesës së dytë, De Bruyne me një goditje me shumë klas shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Man.City. Arsenal u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Holding erdhi vonë, në minutën e 86-të. Nuk mund të mungonte në këtë banket as Haaland me “bomberin” norvegjez që në limitet e sfidës sigloi shifrat përfundimtare në 4-1. Pep Guardiola shijon këtë sukses, i vetëdijshëm për peshën e kësaj fitoreje:

 

 

“Gjëja më e rëndësishme e kësaj fitoreje është se tani e kemi vetë fatin në duar. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, jo decizive, por e rëndësishme”, theksoi tekniku spanjoll.

Pranon këtë humbje Mikel Arteta: “City ishte më mirë se sa ne gjatë gjithë ndeshjes. Nuk e kishim asnjë herë shansin ta fitonim këtë sfidë, duhet ta pranojmë. Mungojnë ende edhe 5 ndeshje. Jam prej vitesh në Angli dhe e di shumë mirë se gjithçka mund të ndodhë, theksoi trajneri i Arsenal.

Related posts

“MË MIRË PA TIFOZË, SE PA FUTBOLL”/ Messi nuk pret më: Dua të kthehem në fushë

Delo.autor

MUND TA DËBONTE NGA SHTËPIA/ Trajneri i Manchester Unitedit nuk dëbon Van Dijk, ja arsyeja

Delo.autor

JUVENTUS MENDON PËR RINOVIMET/ Kampionët e Italisë “blindojnë” lojtarin e preferuar të Sarrit…

Delo.autor

Leave a Comment