Futboll Seria A Sport

NUK KISHTE NDODHUR KURRË MË PARË/ Ja sa paguan Milani për çdo gol të Higuainit…

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që nën pemën e Krishtlindjeve, Higuain të kishte kaq pak dhurata: te Napoli mbërriti në gjysmë të dhjetorit me 8 gola të shënuar në vitin e parë, 7 në të dytin dhe 14 gola në të tretin. Te Juventus iu afrua festive me dyfishin e golave në sezonin e parë, me 9 gola në atë pauses. Te Milan, kur ndodhemi në mes të dhjetorit, Higuain ka shënuar vetëm 5 gola, i fundit i realizuar kundër Sampdorias më datë 28 tetor.

Vetëm në sezonin 2013-14 llogaritja e golave në javën e 11-të jepte të njëjtin rezultat. Por ai ishte viti i parë i Pipita në Itali. Në nëntor Gonzalo iu dorëzua dhimbjes së shpinës pas vetëm gjysmë ore në transfertën ndaj Udinese dhe me nervat tel ndaj Juventus u pezullua për dy javë. Me numrin e golave që mbetet modest, dhe duke parë paraqitjet e fundit, nuk do të pritej një llogari më optimiste, edhe sikur ai të mos ishte detyruar të ndalej për disa javë.

Gjithsesi, raporti që më shumë i intereson klubit, është ai mes kostos së blerjes së kartonit. Sot Higuain ndikon më shumë në bilanc se sa në fushë. Proporcioni mes pagës prej 9,5 milionë euro dhe ndeshjeve vërtetë deçizive është në disfavor të Milan. Nëse do të ndahej vlera e huazimit prej 18 milionë me golat në total me ngjyrat kuqezi 7, rezulton se çdo gol ka kushtuar plot 2.5 milionë euro.

Peshorja duhet të paktën të rikthehet në ekuilibër, sepse blerja e kartonit që do të vlejë edhe 36 milionë të tjera, vetëm ashtu mund të shndërrohet në e leverdisshme. Ndërsa me këtë ritëm gjithçka rikthehet në diskutim, sa i përket blerjes përfundimtare të kartonit të argjentinasit.

Related posts

LIVE/ Laçi-Teuta, Perlë e Xhixhës. Shpërfytyrohet ekipi i Shkëmbit

Delo.autor

Epike përgjigja e Kloppit për kalimin e Romës në gjysmëfinale

Sadik.Autor

NGA PYLLI NË FUSHË/ Talenti Haland tregon jetën e tij si… fermer (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment