Futboll Sport

“NUK MË PËLQEN…”/ Ish-trajneri i Liverpool: Hazard është më i mirë se Salah

Graeme Souness, ish-futbollist dhe trajner i Liverpool, ka dhënë një intervistë interesante për “Daily Mail”. Ai është shprehur entuziast për punën e bërë deri tani nga Jurgen Klopp me ekipin, veçanërisht tani që gjermani ka udhëhequr skuadrën në 1/8-at e Champions League dhe në vendin e parë të kampionatit.

Por ka diçka që Souness-it nuk i pëlqen dhe ajo gjë është Mohamed Salah. Në të vërtetë, ish-ylli i Liverpool i ka bërë elozhe egjiptianit për paraqitjet e bëra në këtë fillim të sezonit dhe për ato të vitit të kaluar, por ka pranuar se nuk e pëlqen shumë. Madje, nëse do t’i duhej të zgjidhte më të mirin e Premier League, ai do ta injoronte egjiptianin.

“Nëse do të mund të zgjidhja një lojtar të kampionatit anglez, ai do të ishte Hazard. Jo Salah. Egjiptiani shënon më shumë, por për sa i takon ndihmës që i jep ekipit, Hazard është më i mirë”, ka thënë Souness.

Më pas ka shpjeguar: “Salah është i mrekullueshëm, por është vetëm në sezonin e tij të dytë te Liverpool. Të shohim se çfarë do të ndodhë pas pesë vitesh. Nuk mund ta krahasojmë akoma me të mëdhenjtë e Liverpool. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

 

Related posts

FOTO EPIKE/ U shpall Kampion Europe me Italinë, Mancini pret radhën… te kasapi i lagjes

Delo.autor

ROSHI I BASHKOHET CIKALLESHIT NË TURQI/ Zbulohet rroga marramendëse që do përfitojë

Delo.autor

Real Madrid 6:0 Celta Vigo, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment