Futboll Premier League Sport

NUK MJAFTON HUMBJA NDAJ CHELSEA/ Policia heton abuzimin ndaj yllit të Man City

Chelsea dhe Policia Metropolitane po hetojnë një incident mbi një abuzim racial ndaj yllit të Manchester City, Raheem Sterling të pësuar gjatë ndeshjes së të shtunës në Premier League, të zhvilluar në “Stamford Bridge” ndaj Chelseas, përfunduar me fitoren e Bluve në shifrat 2-0. Përdoruesit e “Twitter” kanë evidentuar incidentin e ndodhur gjatë pjesës së parë, kur një tifoz i Chelseas u duk të abuzonte Sterling, ndërkohë që ky i fundit tentoi të marrë topin nga pas vijës fundore.

Një zëdhënës i Chelseas deklaroi: “Jemi në dijeni të raportimeve dhe të pamjeve filmike. Ne do të hetojmë këtë çështje dhe do të ndërmarrim masat më të drastike nëse do të jetë e nevojshme”. Ndërkohë policia metropolitan tha: “Kemi informacion se një video po qarkullon online, ku evidentohet abuzim racial ndaj një futbollisti në ndeshjen Chelsea v Manchester City gjatë ndeshjes së të shtunës në “Stamford Bridge”. Do të shohim pamjet filmike për të përcaktuar nëse ekzistojnë kushtet e abuzimit racial. Ndërkohë konfirmohet se deri tani nuk është bërë asnjë arrestim”.

Related posts

“KAM QARË DY DITË I VETËM NË SHTËPI”/ Ja rrëfimi tronditës i Neymarit

Delo.autor

I JEP FUND AVENTURËS NË RUMANI/ Mesfushori shqiptar rikthehet në Itali tek…

Delo.autor

PASI REALIZOI NJË “PERLË”/ Anësori anulon golin spektakolar të Cutrones (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment