Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ MAN CITY/ Sarri: Ja pse përjashtova Moratan nga pankina…

Trajneri i Chelseas, Mauricio Sarri, në konferencën për mediat të dhënë pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-0 ndaj Manchester City, sqaroi arsyet pse ai kishte vendosur të mos e grumbullonte sulmuesin spanjoll të Bluve, Alvaro Morata. Një vendim që sipas tij ishte i mirëplanifikuar për ndeshjen, pa sulmues, ndaj ishte e padobishme të kishte dy sulmues në pankinë.

“Ne luajtëm me Hazard si sulmues, kështu që mendoj se ishte e padobishme të kisha dy sulmues në pankinë. Ishte më e rëndësishme të kishim më shumë mesfushorë, kështu preferova. Ne merituam fitoren, nuk ishte e lehtë të mundnim Man.City në këtë moment, dhe nuk është e lehtë për mua të fitoj kundër Guardiolas. Jam shumë i lumtur për këtë triumf”, deklaroi trajneri Italian në konferencën për mediat pas triumfit ndaj Manchester City.

Related posts

Liverpooli e harron Alissonin, kërkon portier në Premierligë

Q.Autor

Manchester City triumfon në “Wembley”, nesër bën “tifo” për WBA…

Sadik.Autor

Ç’punë ka Pato në ligën kineze? Shikoni çfarë goli bën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment