Futboll Seria A Sport

NUK NJEH RIVALË NGA SERIA A/ Zbulohet futbollisti italian më i shtrenjtë

Cili është lojtari më i shtrenjtë që luan në Itali ose jashtë saj? Është dikush, i cili kohët e fundit ka ngritur në mënyrë të ndjeshme vlerën e tij në merkato. Ai është Lorenzo Insigne, numri 24 i Napoli-t, i cili në kombëtare mban fanellën me numrin 10. Sipas të dhënave nga “Transfermarket”, ai nuk ka rivalë mes italianëve që luajnë në Serinë A, por edhe në kampionatet e tjera europiane.

Sa kushton “fantastiku” Insigne? 75 milionë euro, një shumë që e pozicionon në vendin e parë përpara dy “njohjeve” të vjetra të futbollit italian: Marco Verratti  i Paris Saint-Germain (70 milionë) dhe Jorginho i Chelsea-t (65 milionë).

I katërti është Ciro Immobile i Lazio-s: 10 gola në kampionat dhe italiani i parë në renditjen e golashënuesve më të mirë të Serisë A, pas Piatek (12) dhe Cristiano Ronaldo (11). Sa kushton sulmuesi i Lazio-s? 50 milionë euro. I njëjti çmim edhe për talentin e Fiorentina-s, Federico Chiesa, i cili në fund të sezonit mund të ndërrojë fanellë (ndiqet nga Juventu-s, Inter dhe Napol-i)

10 futbollistët italianë me vlerën më të lartë

1. Lorenzo Insigne (Napoli) 75 milionë euro

2. Marco Verratti (Psg) 70 milionë

3. Jorginho (Chelsea) 65 milionë

4. Ciro Immobile (Lazio) 50 milionë

5. Federico Chiesa (Fiorentina) 50 milionë

6. Federico Bernardeschi (Juventus) 45 milionë

7. Alessio Romagnoli (Milan) 40 milionë

8. Donnarumma (Milan) 40 milionë

9. Leonardo Bonucci (Juventus) 35 milionë

10. Lorenzo Pellegrini (Roma) 35 milionë

Related posts

“TIRONA FANATICS”/ Kujtojnë çlirimin e Tiranës: 17 nëntori nuk do të jetë kurrë një festë

Isa.Autor

“BËJA SEKS ME GRUAN DHE MË PAS…”/ Romario i befason të gjithë me rrëfimin: Nuk kam pirë kurrë duhan…

Delo.autor

TREGON SE ÇFARË I THA CR7/ Zbërthehet Morata: Më tha se është i lumtur që…

Delo.autor

Leave a Comment