Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT E FRIKSHME/ Këta janë “KANIBALËT” e Europës për 2018

Juventus-i “kanibal” i Max Allegri-t është më e mira e Europës. Për më tepër, fillimi i këtij viti ka qenë shumë i mirë, pa asnjë humbje në Serinë A dhe me një rendiment që e vendos të parën në kampionat. Bardhezinjtë duket se e kanë hipotekuar titullin e radhës për sezonin 2018/19 dhe në Champions League janë kualifikuar në 1/8-at pasi kanë fituar grupin e tyre.

Viti 2018 ka qenë viti i Juventus-it, që ka grumbulluar 94 pikë, më mirë se kushdo tjetër. Pas tyre janë skuadra si Paris Saint-Germain, Manchester City, Barcelona dhe Baryern Munich.

Mundësi për t’u përmirësuar

Juventus mund të përmirësohet edhe më shumë, duke qenë se ka edhe tri ndeshje deri në fund të vitit, të cilat mund ta shpallin kampione dimri. Skuadrat për t’u mundur janë: Roma, Atalanta dhe Sampdoria.

City dhe Barça, janë larg

Në Angli, klubi i Manchester City-t u shpall fitues i Premier League për sezonin 2017/18 më 100 pikë dhe, për momentin, renditet i dyti në kampionat pas Liverpool-it, por në krahasim me Juventus-in ka grumbulluar vetëm 85 pikë. Barcelona ka bërë më keq në Spanjë, kampionët e sezonit të shkuar dhe aktualisht në krye të La Liga-s, kanë grumbulluar vetëm 82 pikë.

PSG, 7 pikë larg Juventus-it

Edhe PSG, që nuk ka rival në Francë, nuk ka arritur t’i afrohet Juventus-it, edhe pse në sezonin 2018/19 parisienët janë të pamposhtur në Ligue 1. Në 2018-ën kanë grumbulluar 87 pikë, falë 27 ndeshjeve të fituara, 6 barazimeve dhe 2 humbjeve. Por, për fat të keq, janë 7 pikë larg Juventus-it, më të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura.

Bayern kampion, por i distancuar

Në fund është Bayern Munich, që ka dy ndeshje më pak, por në bazë të numrave janë inferiorë në krahasim me kampionët e Italisë. Bavarezët kanë mundur të grumbullojnë 76 pikë, falë 24 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve.

Related posts

ALBAN HOXHA ME “TRAJNER” SPECIAL/ Shikoni kush e stërvit “gardianin” e Partizanit (FOTO)

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Pas një asist nga Kulusevski, McKennie nuk fal ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ E kanë ndjekur në Shqipëri, emisarët e klubit turk monitorojnë Ngonë

Delo.autor

Leave a Comment