Futboll Sport

OPERACIONI BLIC “AKSION I DHJ*RË”/ Foggia peng i mafies, edhe trajneri De Zerbi i përfshirë

Në Itali kohët e fundit është zhvilluar një hetim i thellë në lidhje me mafien në Foggia dhe sot ka nisur një operacion blic i emërtuar “Aksioni i dhjetë”, gjatë të cilit karabinierët dhe policia e shtetit kanë arrestuar 30 persona të konsideruar anëtarë të mafies foxhiane, e quajtur ” Società”.

Nga hetimet është zbuluar se “Shoqëria” vepronte në sektorë të ndryshëm të paligjshëm, në formë thuajse monopolistike.

Gjithë bizneset në Foggia detyroheshin të paguanin një “taksë” mujore, për të mos pasur probleme me mafien, që nuk mund të linte jashtë vëmendjes së vet edhe klubin e futbollit në Foggia.

Përgjimet telefonike kanë zbuluar që anëtarët e “Società Foggiana” kishin detyruar drejtuesit e klubit që të firmosnin kontrata edhe me lojtarë mediokër, vetëm sepse këta ishin të afërt me shoqatën mafioze.

Nga dokumentet e hetimeve rezulton se drejtori sportiv i Foggia-s, Giuseppe di Bari, dhe trajneri Roberto de Zerbi (tashmë trajner i Sassuolo-s në Serinë A), ishin të informuar për gjithçka dhe mund të konsiderohen fajtorë për faktin se “nuk kanë denoncuar, si çdo viktimë e zhvatjes dhe shantazhit, por kanë preferuar të pranojnë presionet e mafies”.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “NIKO DOVANA”/ Turkaj i dhuron Laçit fitoren dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

U BË VIRALE NË RRJET/ Gafa e ministrit britanik, ngatërron Rashford me lojtarin e ragbisë

Delo.autor

MOTO GP/ Nga operacioni në palestër, piloti Marc Marquez mesazh rivalëve

Delo.autor

Leave a Comment