Futboll Shqipëri Sport

PANUCCI E “SHPËRFILL”/ Golat i ka si “bukë e djathë”, BAKAJ “marroset” pas DËBORËS (VIDEO)

Elis Bakaj është i dashuruar marrëzisht me Bjellorusinë. Sulmuesi kryeqytetas realizoi sërish dje në sfidën midis skuadrës së tij Shakhtyor Soligorskit dhe Dinamos së Minskut, që përfundoi me rezultatin e thellë 4-0.

Bakaj realizoi golin dhe festoi në mënyrën më të pazakontë golin e tij duke u hedhur në një grumbull dëbore në njërën prej anëve të stadiumit “Stroitel”.

Ish-futbollisti i kampionatit shqiptar e ka postuar këtë moment në Instagram.

“Kjo ndodh kur vjen nga një vend me diell!”, shkruan Bakaj.

Në këtë sezon, ai ka realizuar 9 gola në 30 ndeshje të kampionati bjellorus duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më të spikatur.

Related posts

Prokuroria mbyll dosjen e ​trukimeve të Skënderbeut

Q.Autor

KRISJE TEK KAMPIONËT E EUROPËS/ Van Dijk grindet me trajnerin Klopp, ja shkaku befasues

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Inter dhuron leksion dhe mposht Kampionët e Italisë në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment