Boks Sport

Tyson Fury: Dua fituesin e duelit Bellew-Haye, ose të dy bashkë

Tyson Fury, që më 9 qershor do të rikthehet në ring pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë, i ka hapur sot dyert boksierëve Tony Bellew dhe David Haye për t’u përballur me të në të ardhmen. Madje Fury ka deklaruar se është gati të përballet me fituesin e këtij dueli në pjesën e dytë të 2018-ës, ose edhe me të dy boksierët nëse ata kanë dëshirë.

Fury, ish-kampion bote në peshat e rënda, ka qenë dy herë pranë duelit me David Haye, por dy herë kjo sfidë u anullua për shkak të dëmtimeve të Haye. “Unë u jap një mundësi këtyre djemve që të përballen me mua dhe të humbasin. Për mua këto sfida do të jenë shumë të lehta”, ka thënë Fury për mediat britanike.

Tyson Fury ende nuk ka vendosur se ndaj kujt do të duelojë më 9 qershor, ndërkohë që Bellew dhe Haye do të përballen mes tyre më 5 maj, në Londër, për të zhvilluar revanshin. “Ata janë dy boksierë që kanë ardhur nga pesha cruiserweight, të dy kanë qenë kampionë në atë peshë, kanë të njëjtën strukturë dhe të njëjtën moshë, ndaj do të jetë një përballje e bukur”, tha Fury në lidhje me emrin e fituesit të kësaj sfide mes dy boksierëve britanikë.

Related posts

NUK KA KOMPROMIS/ Panuçi pezullon Strakoshën

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-ALKMAAR/ Solskjaer me “artileri” të re në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NGJARJA E RËNDË/ SHERR masiv në futbollin e FEMRAVE, 4 të plagosura përfundojnë në SPITAL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment