Futboll Shqipëri Sport

PANUCCI SHPËRHTEN NË LOT/ Tregon dobësinë e tij më të madhe që s’ka lidhje me… (FOTO)

Kur është fjala për fëmijët, çdo prind tregon anën e tij më të ndjeshme!

Kjo ka ndodhur sot në emisionin e Rudinës në televizionin “Klan”, ku ishte i ftuar trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Ky i fundit u përlot në studio nga surpriza që i kishte bërë djali i tij, një video përmes së cilës e përshëndeste nga Italia dhe i uronte suksese me skuadrën kombëtare shqiptare.

Për të gjithë ju që nuk e dini, trajneri i Kombëtares është i divorcuar nga partnerja me të cilën ka qenë i martuar 9 vjet dhe ka një djalë.

Panucci ka nisur tashmë një histori të re dashurie me balerinën Samanta, të cilën e ka njohur 6 vite më parë kur ishte pjesë e konkursit të kërcimit, “Dancing with the Stars”.

Megjithatë lidhja e tyre u bë zyrtare vetëm një vit më parë. Samanta ka gjithashtu një djalë dhe marrëdhënia e tyre sipas tij, shkon për mrekulli.

Related posts

ARRIN MARRËVESHJEN PËR 5 VITE ME BARCELONËN/ Ja prapaskenat e rinovimit të Mesit

Delo.autor

PAS LARGIMIT TË CONTE-S/ Situatë kaotike tek Inter, Mourinho kërkon të përfitojë

Delo.autor

NGA SEVILLA TEK BAYERN MUNICH/ Ja ekipet që kërkojnë mesfushorin e pakënaqur të Juventus

Delo.autor

Leave a Comment