Futboll Seria A Sport

PARA NDESHJES NDAJ LECCES/ Nis epoka e re “Zikaltër”, Sulmuesi Lukaku pritet të jetë protagonist

Epoka e re zikaltër do nisë me një numër 9 të ri. Antonio Konte zgjodhi Interin për historinë dhe dëshirën për ta rikthyer në maja. Dhe që në ditët e para mendoi një emër rreth të cilit do ndërtonte skuadrën: Romelu Lukaku. Sulmuesi belg pritet të jetë protagonisti në startin e kampionatit, ku në “San Siro” do prezantohet Leçe.

Por, nga ai pritet më shumë: parashikohet të jetë njeriu interist i vitit, simboli i ambicieve të reja të klubit dhe familjes Zhang, futbollisti që do marrë Interin mbi shpatulla.

LOJTAR NDRYSHE – Pas 6 vitesh, 219 ndeshjesh dhe 124 golash, numri simbol i qendërsulmuesit ka kaluar nga ish-kapiteni Mauro Ikardi te 26-vjeçari belg me origjinë kongoleze. Një kalim më shumë se simbolik. Drejtuesit zikaltër me këtë zgjedhje janë treguar edhe një herë shumë të qartë.

Ikardi mori 7-ën, megjithatë shanset që të veshë sërish ngjyrat e Interit janë të pakta dhe Romelu ka si detyrë ta bëjë të harrohet me gola të rinj dhe me një sjellje ndryshe.

Argjentinasi, një “vrasës” përpara portës, ka qenë gjithmonë pak i përfshirë në lojën e skuadrës; Lukaku, po aq i uritur dhe vendimtar në zonën e rreptësisë, njihet si lojtar skuadre: cilësi prej së cilës pëlqehet shumë nga Konte, një arsye më shumë përse trajneri e ndiqte prej kohësh ish-lojtarin e Mançester Junajtidit. Dhe javët e para të kaluara në “Appiano Gentile” pas zbarkimit të mbrëmjes së 7 gushtit premtojnë shumë.

Me seanca të dyfishta dhe sfilitëse, një dietë speciale për të ekzaltuar masën muskulore të belgut, një punë e veçantë për ta rikthyer menjëherë në formë. Dhe kujtdo që kritikonte peshën me tri shifra, Romelu i është përgjigjur në “Instagram” me një foto ku shfaqte muskujt e barkut; e për më shumë edhe me 5 gola në dy ndeshjet e para si zikaltër, pavarësisht se të zhvilluara kundër skuadrave lokale.

Me të djathtën, me të majtën, me kokë: Lukaku ka shfaqur gjithë goditjet e repertorit dhe po pret me padurim të japë spektakël përpara 65 mijë tifozëve të “San Siro”-s, shumë prej të cilëve do jenë prezentë pikërisht për debutimin e bomberit, i cili tri mbrëmje më parë fitoi konfidencë me fushën e “Meazza”- s nën dritat e reflektorëve dhe sot në mbrëmje do kërkojë menjëherë golin.

Martinez Lukaku

Atë për të cilin ka nevojë Konte, meqenëse Interi ka “humbur” 33 nga sezoni i fundit (44% në total) me largimet e Raxha Naingolan, Ivan Perisiç dhe me lënien jashtë projekti të Ikardit.

Related posts

ËSHTË I SUPRIZUAR NGA FORMA E SHQIPTARIT/ Trajneri italian: Ky mund të jetë viti i Valon Berishës në…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern fiton me GOLEADË ndaj Benficas dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

PRAPASKENA/ ANDRE SILVA: Nuk doja të LARGOHESHA nga MILANI, por…

Isa.Autor

Leave a Comment