Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ INTER/ Totti: Dua të di se si VAR nuk e pa atë penallti, nuk mund të…

Francesco Totti ka folur për VAR pas barazimit 2-2 të Roma-s ndaj Inter. Kryeqytetasit kanë dërguar vetëm legjendën e klubit Totti për të folur me mediat pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e hapur mes dy skuadrave të mëdha që kanë shënuar katër gola, duke krijuar edhe shumë mundësi të tjera, ishte një ndeshje e bukur,” shprehet tashmë drejtori për Sky Sport Italia.

Arbitri nuk akordoi një penallti 30 sekonda përpara se Inter të kalonte në avantazh pasi D’Ambrosio duket se ka penguar Zaniolo-n brenda zonës.

Gjëja më e habitshme ishte se arbitri Rocchi nuk shkoi për ta parë rastin me VAR.

“Të gjithë e pamë, nuk ka nevojë të përshkruhet. Dua të di, siç duan edhe të tjerët, se si VAR nuk e pa atë faull. Ne të gjithë e pamë nga një ekran më i vogël. Është e turpshme!

“A nuk ishte ky qëllimi i VAR, Për të parë rastet e dyshimta? Rocchi edhe nuk mund ta ketë parë, por nuk është ky problemi. VAR duhet ta kishte parë. Nuk mund të vazhdojmë kështu.”

Related posts

SFIDA NDAJ SUEDISË/ Frikë në “EURO 2020”, kombëtarja e Slovakisë preket nga Covid-19

Delo.autor

FOTO/ Villareal-Barcelona, formacionet zyrtare

Q.Autor

PAS TRIUMFIT ME “POKER” NDAJ CAGLIARIT/ Sarri i thur elozhe ekipit: Ishim më të disiplinuar…

Delo.autor

Leave a Comment