Sport Të tjera

PAS DUELIT ME WILDERIN/ Fury e SFIDON Joshuan: Oj pulë, ku je?

Tyson Fury e ka sfiduar bashkëkombësin e tij, Anthony Joshuan, për një meç që të gjithë e dëshirojnë, pas luftës ndaj Deontay Wilder të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.

Meçi dërrmues me kohëzgjatje 36 minuta mes Wilder dhe Fury mbaroi në barazim, që nënkupton se boksieri amerikan e mbron titullin e kategorisë së rëndë në divizionin WBC, transmeton Gazeta Express.

Të dy boksierët u pajtuan për rimeç, dhe tani mbetet të përcaktohet vetëm data e mbajtjes së tij.

Pas meçit – të cilit Fury i mbijetoi edhe pse u rrëzua dy herë, në rundin e nëntë dhe 12-të – britaniku tha: “Është edhe një boksier i kategorisë së rëndë diku”, para se ta luante rolin e pulës në përpjekje për ta acaruar Anthony Joshuan, kampionin në fuqi të divizioneve IBF, WBA dhe WBO.

“Pulë! Pulë! Joshua, KU JE?” bërtiti Fury, duke i bërë thirrje për sfidë britanikut.

Related posts

LIVE/ Sytë në Monako. Po hidhet shorti i Champions League, ja vazot me ekipet respektiv

Isa.Autor

GOL TË TILLË NUK E KISHIT PARË PREJ KOHËSH/ Shikoni super goditjen në Europa League (VIDEO)

Delo.autor

Karius bën sërisht gafë, ja përse u ble portieri brazilian Allison (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment